“Askush s’mund ta zëvendësojë Messin, por ideja e futbollit të Barçës do të mbesë e njëjta”

0
137

Barcelona ka filluar ta planifikojë një të ardhme pa Lionel Messin, edhe pse presidenti i klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu, beson se argjentinasi do ta nënshkruajë edhe një kontratë tjetër.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit do të mbarojë pas sezonit 2020-21. Kapiteni i Barçës ka thënë në të kaluarën se atij do t’i pëlqente të kthehet në atdhe te klubi i fëmijërisë, Newell’s Old Boys, transmeton Gazeta Express.

Messi e nisi karrierën në Newell’s, por kaloi në Barcelonë si adoleshent, duke u zhvilluar në një futbollist që sot vlerësohet si më i miri i të gjitha kohëve, me nëntë tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve në emrin e tij.

Bartomeu shpreson se Messi do ta zgjasë kontratën me klubin, por e pranon se Barça duhet ta bëjë një plan për të ardhmen pa të.

“Tashmë jemi duke menduar për atë, por është një e ardhme e largët. Ai është lojtar i ri, ende 31-vjeçar, paraqitjet e tij janë shumë të mira. Ai luan seç herë e më mirë, dhe nuk e di si e bën!” tha Bartomeu.

“Ai ka kontratë për dy sezone, por mendoj se do ta zgjasë atë përtej vitit 2021. Ama duhet të mendojmë edhe për talentet e rinj. Kur Messi shkon, askush nuk do të mundë ta zëvendësojë, është e pamundur. Pas Messit nuk mund të vijë askush. As në Barçë as askund tjetër. Trajneri i asaj dite duhet të mendojë sesi të luajë me ekipin, por ideja e futbollit të Barçës do të mbesë e njëjta”, shtoi ai.

Burimi:TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here