Maskohet për të pranuar paratë e fituara në lotari, nuk dëshiron ta njohin kushërinjtë dhe t’ia lypin borxh

0
47

Fituesi i lotarisë që është zhvilluar në Xhamajka para dy muaj, ka shkuar t’i pranonte paratë i veshur si personazhi Scream.

Në këtë mënyrë, burri që është identifikuar vetëm si A. Campbell, ka dashur të mbetet i panjohur për pubikun, pikërisht për kushërinjtë e tij të etur për para, transmeton Telegrafi.

Pasi priti 54 ditë dhe po afrohej limitit i lejuar i kohës, që të anulohej xhiroja, ai zgjodhi këtë mënyrë tq pazakontë, për të pranuar 158 milion dollarët e Xhamajkës, që kanë vlerën e 1.17 dollarëve amerikan.

“Dua të ble një shtëpi dhe ta zgjeroj biznesin tim modest, andaj më nevojiten para. Kurrë nuk kam pasur, sepse nuk marr hua dhe nuk përgjërohem” ka thënë fituesi.

Duke i njohur kushërinjtë, ai nuk ka dashur të zbulojë identitetin, i bindur se ata do t’i kërkojnë borxhe, të cilat nuk pret që t’ia kthejnë.

Zyrtarët e lotarisë, pranuan që ai të vishte maskë, në takimin e domosdoshëm të pranimit të parave. /Telegrafi/

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here