Haradinaj: Duhet të skuqemi si e kemi lënë “Trepçën” në këtë gjendje për 20 vjet

0
67

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve.
Ai ka thënë se “Trepça” është një burim jete për të gjithë, që çmohet në të gjitha trojet.
“Trepça si burim jete është shumë i rëndësishëm sepse lidhet me shumë sektorë. Nuk ka sektorë tjetër i jetës që nuk lidhet me Trepçën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se është marre që 20 vjet pas luftës “Trepça” është lënë në gjendje shumë të keqe.
“Duhet për të na ardhur marre dhe të skuqemi se si e kemi lënë ‘Trepçën’ 20 vjet në këtë gjendje. Fakti që e kemi votuar statutin e ‘Trepçës’ na ngushëllon, por kjo nuk mjafton duhet të regjistrohet si kompani, ndërkaq janë aksionarët që duhet të marrin përgjegjësi. Pjesa e ‘Trepçës’ në jug duhet dorëzuar materialet e nevojshme për regjistrim, të bëhet regjistrimi i letërnjoftimit të secilit minator. ‘Trepça’ në veri duhet ta përgatisë çdo materie të nevojshme në mënyrë që çdo aksionar të regjistrohet. Mënyra më e mirë për të nderuar punën e luanëve të nëntokës është ta rikthejmë ‘Trepçën’ në burim jete. Kemi për të pasur vështirësi dhe do të kemi, por duhet të punojmë me secilin. Minatorëve urime statuti i Trepçës”, ka deklaruar Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt 2019 ka miratuar statutin e “Trepçës” si Shoqëri Aksionare me pronar 80 për qind të aksioneve të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve të saj.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here