Reflektim i romanit DURIMI DHE MATURIA nga autori Amër Halid

0
133

Sot në këtë kohë është shumë e vështirë të mbledhish veten, sidomos kur po vërejmë se gjithçka përreth e ka humbur kuptimin dhe është eksacerbuar, duke filluar nga morali, e deri te ata që udhëheqin me shtetin. Kjo gjendje po përkeqësohet nga dita në ditë dhe assesi të shkoj kah e mbara. Durimi është njëra nga bazat e moralit. E kemi edhe me fé edhe obligim moral që të kemi durim, se e gjithë kjo botë qëndron mbi logjikën e durimit dhe gradualitetit. Disa gjëra bëhen gradualisht, sikundër disa të tjera duhet kërkuar në mënyrë sukcesive dhe me mjete paqësore, pa dhunë dhe me frymë të shëndoshë besimi sepse edhe Zoti i përgëzon durimtarët. Sipas autorit rastet me të cilat përballemi shpesh gjatë jetës janë sprovat. Ato na bëjnë edhe më të qartë se njeriu duhet të ketë durimin si mburojë e moslejimit të paraqitjes edhe të më shumë pasojave. Kjo ndjenjë vjen si rrjedhojë e besimit te Krijuesi. E gjithë çështja qëndron tek falemnderimi ndaj krijuesit të gjithësisë dhe gjithçka që po ndodh ditëve të sotme ka një arsyet të vetme, andaj edhe Zoti na këshillon të durojmë dhe të përballojmë dhe të jemi të fortë në vendosmëri, sepse të keqen më mirë është ta përballojmë me durim sesa ta përkeqësojmë edhe më tepër. Zoti është me durimtarët dhe për këtë ata edhe shpërblehen si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër. Kush ka durimin qëndron larg edhe nga gjynahet. Të gjitha veprat e mira kërkojnë durim, andaj autori porosit që të sillemi mirë me të tjerët, mos t’i bëjmë gjërat me vrull, të tregojmë edukatë, sepse kjo do të ndikoj edhe në përmirësimin e sjelljeve te të tjerët. Feja Islame është një vlerë e qytetrimit dhe nuk duhet urryer por përkundrazi duhet pranuar dhe përkrahur. Ai që e flet gjuhën e besimit e ngre të vërtetën në çdo vend dhe në çdo gjendje, e kjo pastaj reflekton mëshirë, dashuri dhe afrim të zemrave. Feja Islame është madhështore, e bukur dhe pa të meta. Të gjitha të metat dhe devijimet që i vërejmë sot në shoqërinë tonë vijnë nga e meta më e madhe e tyre, e që është mosrrespektimi dhe moszbatimi i urdhërave të Krijuesit.

Bota moderrne më shumë se kurrë ka nevojë për fenë Islame, botë kjo e cila do të ishte më e pastër dhe më e rregulluar.

Njerëzit do të silleshin shumë më mirë me njëri tjetrin, do të donin njëri tjetrin, nuk do të ekzistonte urrejtja, nënçmini, shpifjet, amoraliteti (ves ky i çifutëve), por do të kishte barazpeshë dhe drejtësi të plotë dhe nuk do të kishte nevojë për gjykatës, e as për avoketë. Muslimani i vërtetë është krijesa më e plotë në edukatë dhe moral.

Ndërsa për vetmohimin altruizmin (sakrificën) autori thotë se është virtyt islam, e kjo domethënë t’i japish përparësi vëllait tënd para vetes. Sikur të dominonte ky lloj virtyti në shoqërinë tonë shqiptare atëherë nuk do të ekzistonte kurrë inati, zilia, nënçmimi, dhe se njerëzit do të ishin më shpirtqetë, më stabil dhe më të sigurtë.

Për fund, autori këshillon që për të qenë i pasur në këtë botë, duhet vetmohuar veten dhe se asgjë që del nga një zemër e pastër nuk shkon vetëm te zemra tjetër, por kalon përtej saj.

Shkruan: Arburim Iseni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here