Historike/ Një shqiptar në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë

0
46

Në krye të futbollit maqedonas është zgjedhur një shqiptar. Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në zgjedhjet preidenciale të zhvilluara sot në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezentë, 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit.

Muhamed Sejdini ia ka dalë që të triumfojë në zgjedhjet për presidencën e Federatës, ku megjithëse ishte kandidati i vetëm në listë, ka pasur edhe kontestime nga anëtarët që kishin të drejtën e votës. Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilco Gjorgjioskin i cili vitin e kaluar u tërhoq nga kreu i FFM-së, ndërsa shqiptari ishte zëvendës president i këtij institucioni në pesë vitet e fundit.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here