Cipras në Stamboll: Religjionet monoteiste duhet të na bashkojnë

0
126

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras gjatë vizitës në Turqi tha se religjionet monoteiste duhet të bashkojnë, e jo të ndajnë njerëzit.

Cipras me zëdhënësin e kabinetit të presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın dhe patriarkun ekumenik të Konstantinopojës, Bartolomeu vizituan Seminarin në Halki, Stamboll, të themeluar në vitin 1844.

Në oborrin e ish-shkollës teologjike, ata mbollën një rrap.

“Dialogu pozitiv që nis me (presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip) Erdogan dhe përparimi pozitiv në kthimin e pronave, sidomos fondacionet e minoriteteve, tërheqin vëmendjen: fetë monoteiste nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë”, tha Cipras.

Ai shtoi se në demokracitë bashkëkohore është e rëndësishme të respektohen të drejtat e njeriut.

“Presim që diskutimet tona të arritura gjatë disa viteve të fundit të japin rezultate. Shpresoj që të drejtat e pakicave turke dhe greke në Greqi dhe Turqi të mbrohen dhe shpresoj që vizita ime e ardhshme në këtë shkollë do të jetë me Erdoganin dhe se do të hapim derën e shkollës e cila është mbyllur për 48 vjet”, tha Cipras, i cili më parë vizitoi Aja Sofjen.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here