E zëvendësoi kaçurrelja “bombë” në “Xing”! Ja si reagon Kejvina (Foto)

0
112

Largimi i biondes simpatike, Kejvina Kthella u mendua se do të krijonte një hendek të madh në emisionin “Xing me Ermalin”, por një tjetër velinë shumë seksi e zëvendësoi denjësisht atë.

Këtë të shtunë në emision u shfaq velina e re bukuroshe e quajtur Belinda Dragoti. Ajo ka konkurruar në “Miss Universe” dhe është nominuar si një nga finalistet pretendente për kurorën e më të bukurës.

Mirëpo si ka reaguar Kejvina pasi u gjet zëvendësuesja e saj?

Teksa Belinda publikoi një video në llogarinë në Instagram ku shkruante: “Jam shumë e lumtur të jem pjesë e stafit të ‘Xing’”, Kejvina i komentoi duke i thënë: “Suksese ylli bukur !”

Duke parë komentin pozitiv, mund të themi se marrëdhënia mes vajzave qenka vërtet shumë e mirë.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here