Policia greke sekuestron 230 kg kanabis, kreu i grupit shqiptari

0
68

Policia greke ka sekuestruar në tre operacione të ndryshme, më shumë se 230 kg kanabis të sjellë nga Shqipëria. Sasia më e madhe është kapur në afërsi të Volosit. Bëhet fjalë për 99,5 kilogramë që ishin fshehur në çatinë dhe dyshemenë e një furgoni, me të cilin udhëtonin dy shtetas grekë.

Të dy ata, të moshës 32 dhe 38 vjeç u arrestuan.

Nisur nga fakti se furgoni u ndalua në aksin rrugor që lidh Volosin me Selanikun, policia greke dyshon se lënda narkotike ishte futur në Greqi nga kufiri veri lindor i vendit me Shqipërinë.

Një tjetër sasi e konsiderueshme, me peshë 70,8 kliogramë, u kap në rrugën Kapshticë – Siatista.

Siç njoftohet, operacioni ishte një bashkëpunim i njësive antidrogë të Selanikut, Kozanit dhe Kosturit. Katër shtetas shqiptarë u arrestuan, në kohën që tre prej tyre po transportonin me këmbë lëndën narkotike të ambalazhuar në 68 paketa e të futur në thasë të mëdhenj.

Veç drogës policia sekuestroi 230 Euro dhe 4.700 lekë. Për të njëjtën çështje policia, thotë se ka identifikuar edhe kreun e grupit, një shtetas shqiptar me moshë 34 vjeç, që kishte sigurua sasinë e kanabisit në Shqipëri.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here