NË USHT U MBAJT MANIFESTIM LETRAR ME RASTIN E FESTËS SË 23 PRILLIT

0
447

Sot me datën 23 prill në Amfiteatrin e Fakultetit Filologjik nga studentët e gjuhës dhe letërsisë angleze u mbajt manifestimi letrar për nder të shënimit të 402 vjetorit të ndarjes nga jeta e shkrimtarit me renome botërore Uilliam Shekspir-it. Në këtë manifestim letrar përpos studentëve fjalën përshëndetëse e mori edhe dekani i fakultetit filologjik Prof.Dr. Berton Sulejmani, si dhe prorektori për arsim Prof.Dr. Reshat Qahili.

Manifestimi ishte i strukturuar në tri pjesë, edhe ate: në pjesën e parë u përfshin prezentimet e studentëve lidhur me historinë dhe kulturën e Britanisë së Madhe, në pjesën e dytë u recituan poezi të shkruara nga vetë studentët, dhe në pjesën e tretë u performuan monologje.

Manifestimi u mirëprit me shumë entuziazëm nga të gjithë të pranishmit në sallë.

Shpresojmë që në të ardhmen nuk do të mungojnë edhe evenimente të tjera, siç janë: simpoziumet shkencore, ligjeratat nga profesorë eminent të studimeve angleze dhe amerikane, kongrese dhe konferencat ndërkombëtare, punëtori të ndryshme, etj.

Shkruan: Doc.Dr. Arburim Iseni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here