BDI mobilizohet, sot mbledh shtabin zgjedhor edhe Kryesinë qëndrore

0
29

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë mbledhje të Shtabit Qëndror Zgjedhor me të gjitha shtabet komunale të kësaj partie për zgjedhjet presidenciale me fillim në ora 12:00, mëson TetovaSot,  ndërsa më pastaj, në ora 14:00, BDI ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qëndrore të partisë gjithashtu në selinë e tyre në Recicë të Vogël në Tetovë,

Ndryshe, BDI nesër organizon Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbahet me filllim në ora 14:00, në Tetovë (Salla sportive e shkollës së mesme të mjekësisë). Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryesia e re e Forumit Rinor, zëdhënësi, sekretariat, nënkryetarët dhe kryetari i ri rinisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mysafir nderi i këtij kuvendi si folës motivues është i pari i Tiranës, z. Erion Veliaj, ndërsa këtij kuvendi do t’i drejtohet edhe Kryetari i BDIsë z. Al Ahmeti./TS/

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here