Zaev dhe Ahmeti sot do të bisedojnë për ndryshimet e paralajmëruara në pushtetin ekzekutiv

0
178

Kryeministri Zoran Zave dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  pasdite në orën 16 në Qeveri do të kenë takim në të cilin do të bisedojnë për ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri.

Zaev sot paralajmëroi se si partnerë të koalicionit do të bisedojnë për ndryshime  kadrovike në pushtetin ekzekutiv.

“Edhe pse simbolika vjen nga fjala “fshesë”, megjithatë, bëhet fjalë për profesionistë. Flasim për arrogancë, për mosrealizimin e  pritjeve nga institucione të caktuara dhe flasim për pamundësinë që të realizohen objektivat që kanë pritur qytetarët. Pra flasim për personalitete, nuk flasim për anëtarë të partive politike apo profesionistëve që janë në qeveri. Ata që kanë treguar dobësi të këtij karakteri, ia vlen që të zëvendësohen me njerëz të tjerë, tha Zaev pas debatit mbi draft tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e një Shoqërie të Vetme dhe Multikulturalizmit.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here