MOS LEJONI QË UNIVERSITETET TË BËHEN VENDE TRANZITORE

0
115

Një nga kritikat më interesante të jetës moderne që ka të bëj me ndjenjën tonë rreth vendit dhe përkatësisë.

Kritikët e globalizimit sot janë të fokusuar rreth çështjes së vendit nga perspektiva të ndryshme. Për disa kjo duket se është një zgjerim i asaj çfarë i ka quajtur në mënyrë provokative Marc Augé universitetet si vende tranzitore. 
Cilat janë këto vende tranzitore? Vende tranzitore në esencë janë ato vende të cilat janë të këmbyeshme.

Shembuj të këtyre lloj vendeve mund të jenë aeroportet, vendet ku mund të gjenden ushqime të shpejta dhe qendrat tregtare. Vendet ku jeni duke kaluar për kohë të shkurtë, vende këto ku marrëdhënia juaj në to është pastër tregtare, e përkohshme dhe instrumentale. Vende ku ne mund të jemi kudo, ose askund’.

Neve shpeshherë përjetojmë ndjenjën e shkëputjes nga mjedise të këtilla. Vende tranzitore sipas Augé konsiderohen: ‘hapësirat e qarkullimit, komunikimit dhe konsumit, atje ku vetmia bashkëjeton pa krijuar ndonjë lidhje shoqërore ose madje një emocion shoqëror.

Në një postim interesant online – në blogun U15 të datës 13 Janar 2014 nga profesor Stephen J. Toope me titull: “Universitetet në epokën tranzitore” flitet rreth debatit të Augé-it për ato vende tranzitore ku përfshihen edhe universitetet. Profesor Toope gjatë kohës së shkrimit të kësaj pjese ishte rektor dhe prorektor i Universitetit British Columbia. Ai tani është zëvendës rektor i Universitetit të Kembrixhit.

Në postimin e tij Toope shkruan: Një plejadë trendesh po i shtyen universitetet në të njëjtin kah – drejt një homogjenizimi që minon aftësinë tonë për të përmbushur misionin që ka formuar evolucionin tonë gjatë shekujve. Nëse universitetet pushojnë të jenë shumë të diferencuar, vende të veçanta me personalitete të dalluara, atëherë ne do të minojmë diversitetin intelektual të nevojshëm për të prodhuar katalizatorin që ndez ide të e reja, zbulime të reja, si dhe zbulime të shëndosha shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Sipas Toope: “Tre janë trendet që bashkohen për të formuar kuptimin e vendit dhe personalitetit unik që kërkohet për biodiversitetin e shëndetshëm intelektual.” 

Ai më tej argumenton se: Për çudi, për t’i ranguar shkollat biznesore, më së miri është që t’i dekurajoni të sapo diplomuarit nga kryerja e çfarëdo shërbimi publik apo së punuari në “tregje sekondare” ku suksesi i tyre gjykohet në masë të madhe në bazë rrogave fillestare. Uniformiteti i qëllimit dhe i metodës inkurajohet dhe shpërblehet sistematikisht.

Shtytësi i parë i këtij uniformiteti është lista gjithnjë në rritje e skemave globale të rangimit të universiteteve. Duke krijuar grupe të ngjashme të matricave, renditjet sinjalizojnë se për të qenë i suksesshëm, një universitet duhet të ndjekë një gamë të kufizuar të strategjive: ju mund të nxjerrni hulumtues “yje”, të fokusoheni në emërimin e personelit për shpërblime ndërkombëtare dhe të rekrutoni një numër të madh të stafit dhe studentë ndërkombëtar. Nuk ka pothuajse asnjë qëllim në përpjekjen për të përmirësuar përvojën studentore universitare.

“Shtytësi i dytë dhe më i fuqishëm drejt homogjenizimit është tendenca në rritje e qeverive që po përpiqen të “menaxhojnë” programet kërkimore dhe strategjitë e regjistrimit. Më qartësisht, dëshira për të nxitur përvetësimin e aftësive të përcaktuara dhe të nevojshme për të kënaqur nevojat afatshkurtra ekonomike po rritet gjithnjë e më shumë në botë. Megjithëse kjo dëshirë mund të duket e arsyeshme, kur lidhet me strategjitë e zhvillimit ekonomik që zakonisht janë kopje e njëri-tjetrit, rezultati është që universitetet po garojnë për të bërë të njëjtat gjëra kudo. Nëse shoh një tjetër strategji të ashtuquajtur si “risi”, që supozon t’i tregojë studentëve se do të gjejnë punë vetëm nëse ndjekin disciplinat e rrjedhjes, mund vetëm t’i frustrojë edhe më shumë. Dhe tendenca në rritje e qeverive për të promovuar “hulumtimin e aplikuar” përmes bashkëpunimit të industrisë në kurriz të financimit për kërkime të nxitura nga kurioziteti shpie gjithashtu në uniformitetin e pashëndetshëm, duke mbështetur konsensusin sipërfaqësor për atë që na nevojitet tani, duke minuar zbulimin potencialisht shkatërrues që formon njohuritë dhe ndryshon industritë dhe shoqëritë në afat më të gjatë.

“Shtytja më e fundit drejt uniformitetit është fiksimi me premtimin e të mësuarit on-line, ilustruar nga investimet e Silicon Valley në Masive Open Online Courses (MOOCs). Tani, mos keni frikë nga një shpërthim i ashtuquajtur si Luddit … Unë besoj se mund të mësojmë nga MOOC, dhe se ndjenja intuitive që ne kemi nevojë për të “ndërruar klasat” dhe për t’iu përshtatur stileve të reja të të nxënit është e drejtë. Një hulumtim i bërë i trurit rreth mësimdhënies mbështet nevojën për të ndryshuar përfundimisht ate që quhet “skena në skenë”. Por unë jam i hidhëruar ndaj premtimit të orëve master të ofruara nga të mëdhenjtë dhe më të mirët në një numër të vogël universitetesh që shpërndahen anembanë globit. Dhe ndërkohë që mund të ketë kuptim për qasjet relativisht të standardizuara për kimi organike për të cilën do të pajtoheshin, do të heqja dorë nga çdo përpjekje për të vendosur një hyrje të uniformuar të “teorive të drejtësisë” apo “revolucionit paqësor në Quebec” ose “politikës gjinore”.

Toope argumenton dhe jep qëndrimin e tij të qartë se: “Nëse universitetet harrojnë se ku janë të bazuara, nëse ato jepen pas uniformitetit të inkurajuar nga renditjet globale, qeveria përpiqet të promovojë strategjitë e përgjithshme ekonomike dhe të “aplikojë” kërkimet në dëm të hetimit të lirë dhe shkatërrues dhe me thirrjen e sirenës anonime për të mësuarit në distancë, atëherë universitetet janë në rrezik të kthehen në “vende tranzitore” që i përshkruan Augé. “[9] Toope në kritikën e tij rreth tendencave bashkëkohore drejt homogjenizimit dhe rritjes së anonimitetit ka treguar se ate që ne e përjetojmë në jetën tonë ndërsa kalojmë nëpër ‘vendet tranzitore’ është një zotërim shumë i fortë i njërës prej sfidave më të mëdha me të cilat përballen sot universitetet në një botë të globalizuar. Si e mbajmë ndjenjën e vendit dhe ende adresojmë nevojën tepër reale për t’iu përshtatur ndryshimit? Argumenti i Profesor Toope patjetër se është menduar që të provokojë ide të reja dhe të njejtat të vlerësohen me maturi.

Shkruan: James Kennedy Cambell
Përktheu dhe përshtati me leje nga autori: Arburim Iseni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here