NJERIU VËRTETË QENKA MË I FORTË SE GURI

0
292

Ajo që në realitet ështe shumë me rëndësi për mua, por në të njejtën kohë edhe shumë e dobishme, është fakti se jeta ka shumë oscilime, por edhe momente të lumtura dhe të trishta, sakrifica, sfida, por sidoqoftë prapseprap të gjitha këto janë pjesë e jetës sonë. Realiteti edhe më i hidhur është reagimi jokonformist i njerëzve sot dhe poashtu edhe i intelektualëve ndaj gjendjes aktuale të cilët po hezitojnë apo frikësohen të marrin iniciativën për të reaguar dhe për ta ndryshuar gjendjen e status quo-s këtu në Maqedoninë e Veriut. Kësaj të fundit jo vetëm emrin të ja ndërrosh, por edhe mbiemrin po ja ndërrove nuk lëviz nga situata groteske që e kanë shkaktuar njerëz që aspak nuk janë më të mirë sesa ata që ishin dhe ikën, ata që u falën dhe po qëndrojnë, pasiqe interesi personal dhe grupor në këtë shtet është mbi të gjitha. Qytetari i këtij vendi i cili mashtrohet nga ata të cilëve ua kishte dhënë votën dhe këta të fundit me gënjeshtra të kota se ja ne jemi gjoja për Euro-Integrime po vazhdojnë ta çojnë këtë shtet edhe ashtu artificial drejt një humnere apo drejt një shkatërrimi jo vetëm ekonomik por edhe nga gjeo-harta e tanishme. Gjitha këto po i përballojmë ne si qytetarë të shkretë të këtij vendi të udhëhequr nga njërëzit jokompetentë.

Do të vazhdojmë edhe për ca kohë të thithim këtë ajr të këtij nënqielli të brishtë derisa të na imponoj koha dhe nevoja të ngritemi dhe t’i marrim valixhet dhe të kërkojmë si qindramijëra të tjerë shpëtim drejt botës perendimore.

Shkruan: Mirhat Aliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here