AKU bllokon 27 ton fileto pule dhe 19.2 ton kafe nga Brazili

0
27

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bllokoi këtë të shtunë 27 ton fileto pule dhe 19 ton kafe, të cilat vinin nga Brazili pasi dyshonte se nuk janë të sigurta për konsum.
Sipas AKU-së, në total u bllokuan 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar.
Ngarkesa e parë që u bllokua ishte 27 ton fileto pule nga Brazili. Ajo nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë.
Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili. Kontrolli i saj rezultoi se nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.
Sasia e kafes kishte dhe mangësi në dokumentacionin shoqërues. Çertifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj.
Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil.
Në muajt e fundit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa ngarkesa nga Brazili, po ashtu edhe disa supermarkete në të gjithë vendin.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here