Osmani: Samiti i BE-së në tetor është moment historik i cili do ta përcaktojë të ardhmen e zgjerimit

0
30

Dilemat e Francës për zgjerim të BE-së nuk kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ata dukshëm i njohin dhe i pranojnë sukseset edhe në planin politik edhe në pjesën e reformave me të gjitha pritshmëritë që të bëhet më shumë, theksoi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në debat në TV Telma.

Sipas tij, dilemat e Francës janë më shumë në raport me nevojën e thellimit të Bashkimit Evropian si proces i cili e përcjell zgjerimin.

“Pres që Franca do të propozojë metodologji të re të negociatave dhe të funksionimit të BE-së sepse ne si vend kandidat, e cila do të negociojë, do të adaptohet”, tha Osmani në debat me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski.

Zëvendëskryeministri potencoi se ka përshtypje, nga takimi i fundit me ministren për Evropë të Francës Natali Loazo, se në Paris kuptohet rëndësia e vendimit në tetor.

“Samiti në tetor nuk është samit i thjeshtë në të cilin sillet ndonjë vendim i thjeshtë, por moment historik i cili do ta përcaktojë të ardhmen e zgjerimit”, theksoi Osmani.

Ai është i bindur se vendi do t’i fillojë negociatat dhe se në dhjetor ose më së voni në mars do të mbahet konferencë mesresorëve.

“Informacionet e MEDIAL janë se propozimi i parë ose draft versioni është propozuar që ai të mbahet në dhjetor. Sot dëgjuam se ka vërejtje të disa vendeve anëtare se a do të jenë të gatshëm që të përfundojë korniza negociuese dhe ky takim të mbahet në dhjetor ose të shtyhet për janar, shkurt, mars, por, gjithnjë bisedojmë në kontekst se periudhat kohore tashmë kanë filluar”, tha Osmani.

Nikollovski nuk është i sigurt se një takim të tillë do të ketë në periudhën të cilën e përmendi zëvendëskryeministri Osmani. Fillimi i negociatave, thotë, është shumë me rëndësi se kur do të jetë, sepse gjithmonë me të gjitha shtetet ishin në vitin e njëjtë kur Këshilli ka sjell vendim

“Atë që e kemi si informacion është se as në dhjetor e as në mars nuk do të jetë, por do të duhet që të pritet raporti i ardhshëm sepse do të ketë parakushte të cilat nuk mundet Maqedonia që t’i përfundojë në atë periudhë. për këtë në rastin më të mirë do të ketë datë për datë, gjegjësisht do të ketë parakushte të cilat Qeveria do të duhet t’i realizojë dhe pastaj të fillojnë negociatat. Mendoj që kjo Qeveri e Zaevit nuk ka kapacitet që ta bëjë këtë”, tha Nikollovski.

Burimi: TETOVASOT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here