INTERVISTA/ Donika Bakiu, albanologia që bëri bujë me studimet e saj, shembull që duhet ndjekur

0
190

Intervista ekskluzive për InfoShqip.com me Donika Bakiu

Donika Bakiu nga Tetova, Magjistre e Studimeve Albanologjike ka disa vite që merret me punime shkencore , studime terreni , shkrime etj. Më datë 19-20 shtator 2019, UEJL, Tetovë ,ishte pjesëmarrëse në Konferencën ndërkombëtare shkencore shumëgjuhesore e organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit dhe Qendra e Gjuhëve me temë ‘’Multilingualizmi, sfidë e komunikimit gjuhësor, letrar dhe kulturor’’

InfoShqip.com: Me çfarë teme u paraqitët ju në këtë konferëncë?

– Në këtë konferencë u paraqita me temën: ‘’Praktika e mbishkrimeve publike dhe private në qytetin e Tetovës’’, ka qenë një punim që e kam punuar për një kohë të gjatë, ishte krejtësisht punim terreni , kam fotografuar kudo nëpër qytetin e Tetovës dhe si përfundim doli punim shumë i bukur, në këtë periudhë është shumë aktuale.

InfoShqip.com: A keni gabime drejtshkrimore në qytetin e Tetovës?

– Për fat të keq ka shumë gabime drejtshkrimore, përkthimetnga maqedonishtja në shqip janë tmerruese, emërtimet e ndërrmarjeve janë me gabime drejtshkrimore. Salon për mobilje, duhet shkruar sallon, po ashtu duhet shkruarmobilie këtë gabim e shohim në disa sallone mobiliesh poashtu kemi përkthim чашa стакленa – gota qelo, Hececep за училишен прибор- Nesese për mjate sholore etj. Këto janë shumë pak nga shembujt që kam mbledh gjatë kësaj periudhe. Punimi do të botohet në përmbledhjen e konferencave ku do të mund të shihen shumë shembuj.Një ndër emrat më të bukur të kafeneve është “ Shend e verë” pastër shqipe, e falenderoj Enis Ajrullain për fotografitë e mbishkrimit të kafenesë!

InfoShqip.com: Keni qenë pjesëmarrëse në SEMINARIN XIII NDËRKOMBËTAR TË ALBANOLOGJISË në Universitetin e Tetovës me temë ‘’ GJUHA, LETËRSIA DHE IDENTITETI’’ tema që prezentuat ju ishte për disa qytete të RMV-së?

– Punimi që prezentova është për shtatë qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut titullohet :’’ Dialektet dhe të folmet, brume të pashtershme të gjuhës shqipe’’, kryesisht është për : Tetovën , Gostivarin, Kërçovën , Dibrën, Strugën, Kumanovën dhe Shkupin.

InfoShqip.com: Materiali si u mblodh?

– Me anketim më shumë , kam anketuar disa njerëz për disa muaj , realisht ka nga ata që nuk përgjigjen po më shumë janë ata që përgjigjen ndihem shumë e bekuar që më rrethojnë njerëz si ata që më japin ndihmë. JU jam mirënjohëse gjithmonë. Punimi do të botohet vitin e ardhshëm në revistën ‘’Albanologjia’’ ku do të kenë mundësi ta lëxojnë të gjithë ata që duan . Të folmet janë shumë të bukura secili qytet ka të folmen e veçantë unë kur e punoj ndjej kënaqësi e bëj me shumë përkushtim .

InfoShqip.com: Do të kthejmë pak në muajin prill, në Ditën Botërore të Librit publikuat në portale studimin tuaj ‘’Dita Botërore e Librit studim: Sa lexojnë të rinjtë sot?’’po ashtu dhe në UEJL para studentëve dhe profesorëve e keni bërë prezentimin e punimit , a ju shkoj shumë gjatë studimi?

– Po prezentimin e kemi bërë në UEJL dhe ju jam mirënjohëse zonjës Elmedina Abdulahi nga biblioteka e UEJL-së , zonjës Njomza Imeri Ismaili –drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Tetovës , zonjës Merale Veseli –profesoreshë e gjuhës shqipe në UEJL . Studimi është bërë për dy vite disa herë kam publikuar disa pjesë të studimit ;Në maj të vitit 2017-të publikuam studimin me titull : ‘’Libri dhe të rinjtë, sa lexojnë të rinjtë në Maqedoni?’’ , studentët lexonin më shumë në kohën e provimeve . Profesorët u shprehën se janë të pakënaqur nga puna studimore e të rinjve. Disa profesorë për të rinjtë thanë se janë të ndarë në dy grupe: në të rinj që lexojnë dhe në të rinj që nuk lexojnë kurse disa profesorë Më pas kemi publikuar dhe disa studime të tjera :‘’Pavarësisht smartphonëve, të rinjtë lexojnë ende sot’’;‘’Sa të rinjtë lexojnë gjatë pushimeve ?! ‘’ ;‘’ Pushimet verore dhe të rinjtë , a preferojnë të lexojnë dhe çfarë lexojnë më shumë?’’;‘’Të rinjtë preferojnë të lexojnë në ekran ‘’;‘’ SA LEXOJNË TË RINJTË SOT’’ ‘’fajin’’ i’a hodhën zhvillimit të hovshëm të teknologjisë.

InfoShqip.com: Çfarë përfundimi sollët?

– Lexueshmëria e librit në kohën e internetit dhe digjitalizimit, mund të thuhet se është në një lloj krize globale ,është në garë me teknologjinë, e cila, sikurse dihet ka vrap marramendës.Mund të themi se është’’ harruar ‘’aroma e fletëve të librave dhe është zëvendësuar me librat online, që nuk e kanë kurrsesi, fuqinë dhe ndikimin, që ka në mendjen e dikujt, një ‘libër i vërtetë’. Era e letrës së një libri nuk mund të krahasohen kurrë me shtypjen e një butoni .Disa të rinj lexojnë çdo ditë , qoftë kur janë në pushime , qoftë kur janë në shkolla e universitete , të tjerë vetëm disa herë në vit psh: vetëm në afate provimesh. Disa nxënës librin e përdorin vetëm për shkak të punës dhe detyrave shtëpiake. Një nga të anketuarit nuk kishte lexuar asnjë libër brenda një viti,madje edhe një libër në interenet nuk e kishte lexuar.Të anketuarit pajtohen se : Leximi është argëtim dhe relaksim. Kjo tregon se leximi inkurajon kreativitetin,zgjeron fjalorin dhe redukton stresin.

InfoShqip.com: Një mesazh –porosi për të rinjtë , kolëgët tuaj që keni të njëjtin profesion?

– Për të rinjtë ka shumë sikur i kemi humbur shpresat në këtë vend po duhet t’i mbledhim forcat , nuk duhet t’i lëmë shpresat të ‘’vdesin’’ por të bëjmë ndryshime nëse bëhemi bashkë të gjithë atëherë patjetër që do të ketë të ardhme më të mirë . Rinia është e ardhmja e vendit! Punë dhe vetëm punë ! Për kolegët do të thoja që sa më shumë sallat e konferencave , seminareve të jenë të mbushura me të rinj , profesorë që premtojnë , në fund do ta ta citoj profesor Altimarin : ‘’ Puna e shkenctarit është si stafeta tek stadiumi kur kanë vrapim, çdo brezë duhet të ketë stafetë e t’ia dorëzoj të tjerëve,gjithmonë sa më përpara, secila gjeneratë duhet ta sjellë më përpara se ku e mori stafetën e dijes.’’ Tani është koha jonë , profesorët tanë kanë bërë shumë për ne , stafetën duhet dorëzuar gjeneratave të reja pas disa vitesh gjithmonë sa më para se kur e morëm atë ! Kurse për punimet shkencore do të shtoj se shkenca do shumë punë dhe do punë të përhershme,nuk bëhet sot për nesër të duhen muaj , vite , ajo është individuale thjeshtë, unë e dua , prandaj e bëj pa hezitim, shkenca nuk ka fund lum ata që e duan dhe e shijojnë.

InfoShqip.com: Të falemnderojmë Donika.

Burimi: INFOSHQIP.COM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here