Çka prisnit nga Komisionit Venedikut? Përveç këshillave që i dëgjuam pas prononcimit të draftit të tyre, Qeverisë së Maqedonisë? “GJUHA INCOGNITO”!

0
121

Komisioni i Venedikut bëri punën e tij, pa e analizuar mirë situatën lidhur me implementimin ligjit të gjuhëve në Maqedoni!

Përse ky ligj shkoi në Venedik? Komisioni Venedikut duhet të merret me çeshtjen rreth pamjes së monedhave dhe uniformës  së ushtrisë! Atëherë, në vitin 2007-2008, vendi kishte kinse probleme tjera,  si ai me Greqinë! Por kjo ishte vetëm hedhje e  pluhurit syve!  Badinteri e votoi atë, sepse thjesht nuk kishte shqiptar që kësaj iniciative, t’i thoshte atëbotë ” jo”. Dhe kjo ishte mirë! Së paku ashtu dukej në shikim të parë! Por ku qëndron problemi tani kur ky Komision e kualifikoi Ligjin për gjuhë si të dëmshëm dhe krijues i kaosit në sistemin gjyqësor të vendit! Interesante kjo! Ku duhet të kërkohet atëherë gjeneza e këtij kualifikimi antidemokratik, që po vjen nga ‘Zonja plakë?’

Ndryshimi i kushtetutës në nenet që kanëtë bëjnë me zyrtarizimin e gjuhës së dytë që e flasin mbi 20%, të riformulohet dhe të lebelizohet me ‘emër dhe mbiemër’ dhe të mos ngelet më gjuha e një ‘populli  apo pakice private’, që flet një gjuhë tjetër nga maqedonishtja! Por të emërtohet ajo në klauzulën ligjore gjegjëse të kushtetutës së vendit, me emrin e saj  “shqip pastër”, sepse në të kundërtën, me statusin për lëmoshë dhe pa emër që i është dhënë, për një periudhe kohore të shkurtër, në terenin demografik të vendit, gjërat në kontekstin e politikave gjuhësore, munden të ndryshojnë tmerrshëm!

Tanimë, sikur të mos e kuptojmë ne politikbërësit shqiptarë që  për një kohë, në skenë është një gjuhë tjetër që me ekspansionin e saj virtual ndër shqiptarë, zvogëlon volumin e gjuhës tonë të 20%-it!  Është kjo një strategji mirë e ftalluar e politikave gjuhësore  që nesër mund të zë vendin e shqipes tonë të lajthitur!  Por ne, përsëri, disi nuk ia varim veshin, themi thjeshtë; s’ka dert! Edhe ai variacion mund të shëndrohet  në gjuhën që e flet një  20%  tjetër! I çuditshëm sa më s’ka! Thjeshtë thënë, turqishtja po depërton me të madhe, duke vënë nën hije shqipen tonë,  apo pse jo edhe ndonjë gjuhë tjetër,  që si rezultat i rrymave të reja globalizuese, mund të vjen si pasojë!

Europianët, bazohen në fakte, ato flasin sipas diktatit të tyre! Në këtë kontekst, këto fakte neve nuk arrijtëm t’i theksojmë mjaftueshëm! Derisa kemi një formulim të këtillë, anëtarët e 60 vendeve përbërëse të Komisionit famëmadh të Venedikut, do të flasin kështu. Në fakt, atje është debatuar për një “gjuhë incognito” ose të panjohur! Ndërsa  këtij manifestimi i ka prirë njëfarë Karakamusheva, një shiptarofobe që bën të pamundurën për të deklasuar shqipen nga gjyqësia! Pse? Sepse ajo është e vetmja që e di që fjala është për shqipen, sipas saj armike e “gjuhës së saj të shenjtë botërore”, maqedonishtes! Bravo për atë! Kjo Karakamishevë, nuk pritet të flet për parime dhe vlera demokratike që implementojnë politikat gjuhësore të demokracive të pjekura si ajo e Zvicrës, Belgjikës, Kanadasë apo pse jo edhe Kosovës dhe për më tepër Finlandës së largët, ku 5% suedezë, janë të përfaqësuar me gjuhën e tyre në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhe në formë eksplicite edhe ato të gjyqësorit finlandez! Merkulli kjo, apo jo? Por s’do mend këtu, sepse suedezi është suedez, dhe ai kë kërkuar jo gjuhën e 5%-it, por thjesht dhe suedisht (Sverige=Swedish), të jetë gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet e administrimit të Finlandës. E si do mundej ndonjë Komision, t’i thoshte STOP suedezit, kur ai e din se çfarë do dhe si e do!

Rasti i gjuhës tonë,  disi është i lënë pa emër, dhe finesat e politkbërjes së lartë europiane, kur nuk të njohin, nuk kanë ç’të komentojnë për ty, e aq më tepër të të mbrojnë. Atëherë përse pjesëtarët e Komisionit të Venedikut, nga këto vende do e bënin këtë për ne shqiptarët? Kur ato nuk janë në dieni se për çfarë gjuhe është fjala!? Aq më tepër kur në kushtetutat e tyre, politikat gjuhësore janë të definuara në format më koncize të mundëshme, prandaj edhe nuk kanë status të “gjuhës incognito” si puna e shqipes tonë! Kjo aq me tepër vjen si rezultat i paaftësisë sonë që “problemin kompleks të gjuhës” e anashkaluam në formë nonshalante dhe disi pa vërejtur se ku po shkonte kjo lajthitje, që gjithnjë është lexuar ndërmjet rrjeshtash, por fatkeqësisht jo edhe nga politikbërja jonë!

Andaj, përderisa në kushtetutën e RMV, do të figurojmë si “Gjuha pa emër”, edhe njëmijë herë të prononcohet Komisioni i Venedikut, të njëjtin narrativ dhe formulim do e bënte! Për hir të përvojës timë akademike, qëndrimeve në institucione të Unionit Europian, funksionaliteti i gjuhëve është bazuar në përdorimin e tyre tërësisht të barabartë, për të gjithë anëtarët e këtij Unioni. Do duhej vallë edhe ne, të presim derisa të bëhemi anatarë të plotfuqishëm të këtij Unioni? Por pse autoritetet dhe politikbërësit maqedonas, nuk duan të kuptojnë që pranimi i fakteve ashtu siqë janë ato të eksponuara në natyrë, është një plus i madh për ta! Është hapje dyerësh për ndërmarrje të tjera politike, që vendin do e çonin më afër Europës.

Ligji ashtu si është propozuar, nuk ka volum të mjaftueshëm të implementueshmërisë në të gjitha instancat e sistemit! Dhe për më tepër, ai, jo që më shumë do e perforconte dhe funksionalizonte punën e gjyqeve, por do i mundësonte shqiptarit të komunikojë dhe shkruajë në gjuhën e tij edhe në këto instanca, që akoma në vete ngërthejnë “fobian komuniste mbi shqipen tonë”! Kjo, sepse drejtësia për shqiptarët, do ishte ndoshta më e kapshme dhe më realiste, dhe më këtë, të dy gjuhët do krijonin fuzionim kuptimshmërie të ndërsjellë, që është një karakteristikë e shteteve bi-nacionale, tri-nacionale dhe që si të tilla, funksionojnë ‘par excellence’ edhe në Institucionet e mëdha të Unionit Europian dhe të Gjyqit të Starsburgut. Një shembull, që flet për efikasitetin e gjyqësisë së arritur në piedestalin e demokracisë europiane.

Andaj, shumë kujdes duhet pasur kur çështje aq të ndijshme, si puna e gjuhës shqipe, janë në pyetje, sepse pikërisht, atëherë duhet të bëhemi edhe më vigjilentë edhë më strateg, për t’i artikuluar interesat tona vitale identitare,  sepse ndryshe gjërat do na përsëriten vazhdimisht!

Shkruan: Prof.Dr. Florim V. AJDINI

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here