148 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtes për herë të parë organizohet në SHBA

0
143

Në 148 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës për herë të parë organizohet në SHBA një konferencë shkencore kushtuar këtij personaliteti të letrave shqipe dhe jo vetëm.
Kjo konferencë u organizua nga Kisha Katolike Shqiptare “Our Lady of Shkodra” në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”. Me këtë rast dua të falenderoj përzemërsisht Priftin Famullitar të Kishës Katolike Shqiptare “Our Lady of Shkodra” dhe shumë të nderuarin At Pjetër Popaj, por gjithashtu edhe Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” z.Bashkim Shehu, nën/Kryetarin z.Mark Qehaja, anëtarin e kryesisë së kësaj shoqate z.Lekë Preçi, po ashtu edhe familjen Fishta nga Domgjoni z. Gjergj Domgjoni dhe z. Besnik Paci.
Falenderoj personin ndërlidhës me Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”, z.Besnik Paci, që është pinjoll i familjes së origjinës së At Gjergj Fishtës nga Domgjoni i Mirditës, aktivist, lobues dhe promovues i imazhit dhe veprës së Fishtës.
Mirënjohje Ambasades së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhënien e vizës, për një periudhë prej 8 ditësh, duke bërë të mundur praninë tonë në USA, për ZËRIN E FISHTËS.

Shkruan: Prof.Dr. Rovena Vata

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here