Vetvrasja nuk eshte zgjidhje!! (rreth lajmit te vetvrasjes se nje A.GJ)

0
387

Jashta konteksteve fetare qe e ndalojne dhe qe shume hoxhallare munden me e shpjegu me se miri, kam disa fjale per te thene per raste te ktij lloji. Ikja nga realiteti ne menyra te ndrsyhme, perfshi edhe vetvrasjen, nuk do ju jap zgjidhje. Ne rastin e vetvrasjes, e vetmja gje qe do ju sjell eshte dhimbje dhe shtim te fatkeqsise per familjaret. Fakti se eshte vetvra nga varferia, prindin e saj do ta shtyj ne depresion edhe me te madh sa qe edhe ai do kete mendime per te be nje veprim te ngjashem.

Perfundimi i jetes, vetem perse ne disa instanca jetesore nuk jemi te kenaqur me te, perseri nuk zgjidh asgje. Duhet menduar se sa kemi perparuar ne jete, se ne sa aspekte jetesore jemi bere te mire, dhe cdohere vazhduar me koken lart, me shprese se nje dite do bohet mire. Dhe fundja, duhet vepruar. Te kerkohen mundesi punesimi, mundesi zgjerimi alternativash dhe perhapjes se spektrit jetesor, me fjale te tjera te krijohen kushte te jesh me mendjehapur.

Nuk i dihet, ndoshta ne diten e neserme te ofrohet ajo mundesi qe se pate sot! Ndoshta, nje njeri ne jeten tende i ndryshon te gjitha rrethanat tuaja jetesore! Te jemi te bindur se pas erresires se tunelit vjen drita! Se pas nates vjen dita!

Ne fund, i kisha lutur te gjith ato qe kalojne neper veshtiresi ne jete , qe kalojne neper depresione, strese e probleme te ndryshme, te mos dorezohen. Vetem te kujtojne fjalet e Zotit: “Mos u merzit (deshpero, shqeteso), me te vertete, Zoti eshte me ne”(9:40).

Shkruan: Mr.sc. Arben Izairi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here