MAQEDONIA GJATË PERIUDHËS SË TRANZICIONIT

0
63

Gjatë periudhës së tranzicionit në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht gjatë regjimit të VMRO-së dhe BDI-së është bë vjedhja masive e parave të shtetit dhe uzurpimi i pronës shtetërore. Kjo ka ndikuar që shtresa e mesme të zhduket dhe në vend të saj të formohet shtresa e mesme e lartë dhe shtresa e mesme e ulët.
Në shtresën e mesme të lartë bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët me ndihmën e partive politike kanë kapur pozita në shoqëri dhe rroga të larta, si p.sh. gjykatës, analistë përkrahës të partive, biznesmenë të pasuruar brenda natës me ndihmën e politikanëve, persona të kyçur nëpër borde të ndryshme qeveritare me honorare të larta, fëmijë të politikanëve me nga dy-tre vende pune, doktora të afërt me partinë, dhe shtresa tjera të lidhura ngushtë me politikanin biznesmen. Këta janë ata persona të cilët i shohim nëpër qytet me vetura luksoze që kushtojnë dhjetëra mijëra euro.
Në shtresën e mesme të ulët bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët punojnë me ndershmëri për një rrogë, por që nuk mund të krijojnë pasuri nga rroga e tyre sepse politikanët biznesmenë i kanë vjedhur të gjitha.
Dhe aryeja se pse një parti është 16 vite në pushtet është sepse këta të shtresës së mesme të lartë vazhdimisht e ndihmojnë këtë parti të fitojë në zgjedhje pasiqë frigohen se në një konfigurim të ri të forcave politike ata mund ta humbin pozitën që e kanë kapur, dhe të bien në shtresën e mesme të ulët.
Këtu qëndron edhe arsyeja se pse mediumet shqiptare dhe analistët vazhdimisht e përkrahin këtë parti, sepse edhe ato nuk janë të interesuar të bëhen ndryshime politike, nga friga se mos po i humbin privilegjet të cilat i gëzojnë sot.

Shkruan: Florian Nesimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here