Nehat Jahiu u zgjodh anëtar i shoqatës letrare-artistike PRINC MUZAKA

0
308

Nehat Jahiu ka lindur, më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është një ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës letrare “Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të Komunës së Likovës, bashkëthemelues dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë.Anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Nehat Jahiu është edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York. Nehat Jahiu për veprimtarinë e tij arsimore, letrare, kulturore, shkencore është shpërblyer me shumë çmime si mirënjohje , diploma etj.Shkrimtari Nehat Jahiu ka botuar 44 libra në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.

Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij, të lindjes në Orizare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here