RESHAT ARBANA – aktori më popullor i kinemasë shqipëtare

0
129

Shkruan: Nehat Jahiu

RESHAT ARBANA

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret më popullorë të kinemas shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkllën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, KukeMemini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

Filmografia

Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel, Asim Qani

Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova, Gjergji

Kaskadori shqiptar (1998) (TV)

Vite të rëndësishme (1997)

Jeta në duart e tjetrit (1991) – Profesori

Balada e Kurbinit (1990) – KukeMemini, kryezoti

Vetmi (1990) – Andri

Jeta në duart e tjetrit (1990) – Profesori

Flutura në kabinën time (1988) – Xhaxhai

Rikonstruksioni (1988) (TV)

Binarët (1987)

Kur hapen dyert e jetës (1986) – kryetari i këshillit të fshatit

Hije që mbeten pas (1985) – Adnan Kodra

Të paftuarit (1985)

Kush vdes në këmbë (1984)

Shirat e vjeshtës (1984)

Zambakët e bardhë (1984) – Pedagog Petriti

Dora e ngrohtë (1983)- Ahmeti

Fundi i një gjakmarrjeje (1983)

Gracka (1983)

Kohë e largët (1983)

Nëntori i dytë (1982) – Isa Boletini

Shokët (1982)

Gjurmë në kaltërsi (1981) – Komandanti

Intendenti (1980) – Kryetari i këshillit të fshatit

Liri a vdekje (1979)

Nga mesi i errësirës – (1978)

Gjeneral gramafoni (1978) – Kryetari i bashkisë

Kur hidheshin themelet (1978) (TV) – Beqir Aga

Fije që priten (1976) – Sami Ameni

Pylli i lirisë (1976) – XhaKovi

Tinguj lufte (1976) – Mësuesi

Kapedani – (1972) – Një nga të rinjtë e fshatit

Plagë të vjetra (1968) – Pacienti

Duel i heshtur (1967)

Komisari i dritës (1966) – Nikoll Mustaqeziu

Për Personalitetin e rradhës do të keni mundësinë të lexoni për Hyreme Gurra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here