Është koha kur varrimi lartësohet, e jo i vdekuri!

0
119

Është koha kur varrimi lartësohet, e jo i vdekuri!

*Eshte koha kur nga “emri e fama e tij” dritherojme e rrenqethemi ne enderrat tona te llahtarshme! Ajo kohe qe nuk na meson te respektojme poziten dhe alturizmin apo vlerat qe ajo i mban dhe reflekton per te miren dhe te ndershmen e njerut te pambrojtur te shoqerise ne bjerrje te skajshme!

*Eshte koha kur dasma glorifikohet e jo cifti dhe vlerat e tija!

*Eshte koha kur injoranca e mbeshtjellur me diploma vleresohet, e jo dituria, kjo vlere sublime qe u shendrua ne molle sherri!

*Eshte koha kur paraja zuzare leh tinez, per te marr madje edhe ate qe e meriton e te takon, e lere me kur s’te takon, e kur per te s’ mundesh madje as te enderrosh!

*Eshte koha kur miqesite dhe kumbarite lidhen sipas terkut te ‘vlerave’ te siperpermendura te herostratizmit te flashket te kohes, e jo sipas vlerave morale sipas te cilave funksionojne shoqerite e civilizuara!
*Jane koherat kur ne emer te thirrjeve per drejtesi,merren pergjegjet e padrejtesise qe shkaterron individin dhe nje shoqeri te tere!

*Jane “tempora mutantum”‘ kohera keto qe sherim nuk kane!

*Jane kohera kur satani lufte te hapur njeriut i ka shpallur, ndersa ky ne pashprese, doren e bashkepunimit te bjerrur, atij ia ka shtri!

***O tempora o mores!
Klithi Ciceroni, atehere kur konstatoi qe korrupsioni multidimensional dhe bjerrja, kishin mberthyer per vdekje Romen e fuqishme!

Shkruan: Florim V. Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here