HYREME GURRA – gruaja e qëndresës dhe saga e kombit

0
1576

Shkruan: Arburim Iseni

Dy prindërit Vehbi dhe Safije Mehmeti tash më të ndjerë, në 4 tetor të vitit 1956 u menduan shumë për të gjetur një emër me të cilin do t’ia kishin qëndisur ardhmërinë bijës së tyre të parë. Asocuan në begati, hare dhe gëzim për ti ndjellur te ajo. Urata prindërore është e shenjtë dhe bie në dëgjesën e atyre që caktojnë ardhmërinë njerëzore. Por sikur të arrinin të shihnin bijën e tyre në karrocën mbretërore të mbretëreshës Elizabeta e II e Britanisë së Madhe,  shkëndija gëzimi do të u shpërthenin nga çdo pjesë e trupit. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundoi në Tetovë.

Në vitin e fundit të shkollës së mesme, ajo performoi rolin e “Lokes” të dramës e Kolë Jakovës nën regjinë e Enver Shalës.

Ishte anëtare e aktivit të dramës pranë shoqërisë kulturo-artistike “Xheladin Zeqiri” në Tetovë. Vite me radhë u rradhit pranë anëtareve të korit të suksesshëm të të njëjtës shoqëri, nën dirigjimin e Pof. Advije Kuriut. Ajo me qenien e saj u kurorëzua dhe lindi 3 djem e një vajzë me pinjollin e shkrimeve të bukura, atdhetarin dhe patriotin e pa kompromis, Daut Gurra. Njerëzit e mirë të këtij vendi ishin të përndjekur dhe fatkeqësisht edhe në kohët e tashme qëndrojnë në periferi dhe të përjashtuar nga çdo e mirë në mënyrë të menduar nga jeta politike e vendit.

Hyreme Gurra studimet në gjuhë dhe letërsi angleze i filloi në Toronto të Kanadasë dhe përfundoi në Prishtinë. Punoi në shkolla fillore (nga të cilat u diferencua pamëshirshëm disa here nga puna) dhe në gjimnaz të Tetovës.

Në ndërkohë ishte anëtare e kryesisë qendrore të Organizatës joqeveritare “Lidhja e Gruas Shqiptare në Maqedoni” e shoqëruar nga  10.000 anëtare të kësaj organizate, të shtrirë në gjithë territorin shqiptarë të Maqedonisë, të gjitha të profileve të larta akademike, me kërshëri të lartë vendosën në lëvizje makinerinë e profesioneve të tyre për të ngritur nivelin e qytetërimit dhe edukimit të femrave në vise te larta rurale si dhe ndërkombëtarizuan padrejtësitë dhe shkeljet që i bëheshin kombit shqiptarë. Hyreme Gurra në të gjitha rastet ishte zëri ndërlidhës me të huajt relevant.

Gjatë krizës dhe gjenocidit të ushtruar nga hegjemonistët serbomëdhenj në territorin e republikës së Kosovës, u angazhua me forcat e UNHCR-së që në mënyrë të veçantë t’u ndihmonte të shpërngulurve nëpër kampet e refugjatëve.

Në vitet 1992/93/94 me intensitet të plotë u angazhua për themelimin e Universitetit të Tetovës.

Në foto një ditë e shenjtë, dita e shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës në bashkinë e Tetovës. Djathtas Fadil Sulejmani në mes Hyreme Gurra dhe majtas Joseph Di Guardi.

I gjithë ky proces i shpalljes së themelimit të UT-së ishte i rrethuar me gardën policore të të gjitha niveleve dhe barutit që mund t’i vihej flaka çdo moment.

Hyreme Gurra mori angazhimin e ligjërueses së parë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në objektet e improvizuara për mësim. “Punët e mëdha ndjellin rreziqe të mëdha po mbeten në përjetësi.” thonë njerëz të mençur.

Në foto dita e parë festive 17 dhjetor 1994 në hapësirat e ligjëratave të shoqëruar nga studentët e parë. Pas vitit 1998 u emërtua këshilltare e bashkisë së Tetovës për disa muaj për më pas për të vazhduar sekretare shtetërore në ministri të punëve të jashtme të Republikës së  Maqedonisë. Përgjatë përvojës në ministri të punëve të jashtme ishte figura e dytë kyçe pas ministrit të cilës ju dhanë shumë angazhime shtetërore e cila me një kujdes dhe zhdërvjelltësi “NOLISTE dhe XHAFERISTE” mbrojti identitetin dhe sovranitetin kombëtar dhe e faktorizoi atë në kohë dhe vend të duhur përballë vendimmarrësve ndërkombëtarë. Është dhe përkthyese e disa pjesëve të “Marrëveshjes së Ohrit.” Me sukses të jashtëzakonshëm luajti rolin e këshilltares për politikë të jashtme të  politikës së Arbër Xhaferit. Ajo punoi dhe mbrojti në Londër në “Universitetin e Westminsterit” tezën e masterit në drejtimin “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” e cila është e deponuar në bibliotekën e parlamentit Britanez, me titull “Ilusive peace in Macedonia and Ohri Framework Agreement”.

Jeta e saj e bujshme diplomatike mundësoi takim me mbretër, mbretëresha, presidentë, premierë, kancelarë, ministra, deputetë dhe shumë politikan të niveleve të ndryshme. Disa here u takua me mbretëreshën Elizabeta e II të dhe nga afër nuhati ndjenjën e fortë të qëndresës të kësaj figure të lartë botërore.

Takoi Robin Cook  Ministër të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe dhe 169 funksionarë të lartë botërorë në periudhën më kritike të konfliktit në Republikën e Maqedonisë.

Në foto Periudha e konfliktit në Maqedoni,  delegacioni shtetëror i përbërë nga shqiptarë dhe Maqedon u thirr në Washington nga presidenti George W. Bush. për të dëgjuar arsyet e të dy palëve për konfliktin e iniciuar. Sarkazmi i mprehtë i Kryetarit të SHBA-ve ironizoi arsyet e konfliktit.

Gjatë ushtrimit të detyrës së sekretarit shtetëror, përzgjidhet nga Ambasadori Amerikan në Shkup për të udhëtuar në një trajnim diplomatik në 4 Shtetet e SHBA-ve nga e cila arin të merr 15 certifikata dhe mirënjohje nga përfaqësi të larta shtetërore si Pentagoni, Kombet e Bashkuara, Banka botërore, bashki qytetesh dhe në foto shihet Drejtori gjeneral i FBI.

Fill pas dy viteve të suksesshme në diplomaci udhëzohet dhe delegohet nga Arbër Xhaferi nën kredencat e zëvendës ambasadorit në Londër. Në kurriz të saj kaluan shumë sfida politike,diplomatike, shoqërore të cilat i tejkaloi me mençuri të rrallë.

Në foton e parë shihet delegacioni shtetëror i udhëhequr nga presidenti i shtetit Boris Trajkovski në Asamblenë e 55 Gjenerate te Kombeve të Bashkuara në New York.

Në foton e dytë shihet Hyreme Gurra, në postin e Sekretarit shtetëror pranë ministrisë së punëve të jashtme  e caktuar në cilësisë të delegates në Samitin Ministrorë Rajonale, udhëhequr nga Colin Powel – Sekretar shtetëror i presidencës George W. Bush.

Gjatë qëndrimit të saj diplomatik në Londër regjistroi studimet e masterit në drejtimin “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Westminsterit”

Prioriteti saj ishte aktiviteti diplomatik. Nga Londra mbulonin edhe dy shtete; Irlandën dhe Islandën.

Në foto Presidentja e Irlandës Mary MC Alice dhe ministri i punëve të jashtme të Irlandës.

Pas gjithë kësaj përvoje të mrekullueshme 8 vjeçare vendosi të ndërpres punë me diplomaci dhe të gjitha njohurit e arritura ti përçojë ke studentët e ardhshëm të saj.

Tani mban titullin profesor inordinar në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Tetovës, në   të cilin u transferua në vitin 2007, për të shpërndarë maksimumin e diturive të saj në limitë e profesionalizuara edukative, politike dhe diplomatike. Për nga natyra i përket frymës strukturaliste dhe deterministe. Kultivoi himnin e bukurisë intelektuale me mundësi të konstruktimit të tipareve estetike. Një nga detyrshmëritë e saj është frymimi Utilitarianist.

Aktiviteti i saj diplomatik

2003  Londër: Ceremonia e prezantimit të letrave kredenciale të Ambasadorit, Gj.Spasov te Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, SH e S. Elizabeta e II

2003  Dablin: Ceremonia e prezantimit të letrave kredenciale të Ambasadorit, SH e T Gj.Spasov me presidentin e Irlandës.

2004  Dablin: dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në      BE në presidencën e BE nga delegacioni shtetëror i R. Maqedonisë.

09.05 2002  New York: Pjesëmarrja zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sesioni Plenar Special i Asamblesë Përgjithshme mbi Fëmijët dhe”Forumi për udhëheqjen e fëmijëve nga gruaja”, Dhoma e Këshilli Ekonomik dhe Social.

04. 2001  Каnadë: Pjesë e delegacionit shtetëror, Presidenti i        Maqedonisë, B. Trajkovski; Ministër i Punëve të Jashtme, Serxhan Qerim; Ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Bedredin Ibrahimi.

29-30. 04.2001  Bukuresht: Pjesë delegacionit Shtetëror. Presidentët e, Maqedonisë-Romanisë nënshkrimi i marrëveshjes “Agreement on Mutual Cooperation”.

01.04. 2001  SHBA: Pjesë e delegacionit shtetëror, Presidenti i      Maqedonisë,  B. Trajkovski; Ministr i Punëve të Jashtme, Serxhan Qerim; Ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Bedredin Ibrahimi, ftuar nga Presidenti SHBA-ve  George W. Bush, diskutim reth konfliktit në Republik të Maqedonisë.

Aktivitete tjera diplomatike

21.03.2007  Bruksel: IND-Konferencë e partive Djathtiste të Evropës, Belgjikë.

15-26.02.2007  Bruksel: EESC – Komiteti Ekonomik Social Evropian. Asambleja Plenare “ Adaptimi i Opinioneve të Mbledhura”, Belgjikë

20-22.03.2007   Bruksel: Pjesëmarës në konferencë të partive Djathtiste Evropjane në Bruksel, anëtarë të PDSH-së Sulejman Rushiti, Hyreme Gurra.

2004   London: IMO  kоnferencа  ndërkombëtare e detrave, 2004

25.03-2004  Oxford: Konferencë “The United Youth World Council”.

15.01-09.02.2001  Washington: 15 Janar-9 Shkurt 2001 delegate e programit  “Preventive Diplomacy and Conflict Resolution”, organizuar nga qeveria  SHBA-ve.

2001   Zheneva: Konferenca rrajonale “Tavolinat Rajonale të Paktit  të Stabilitetit

2002   New York: Коnferenca ОKB-së mbi adaptimin e Protokollit  mbi të drejtat e fëmive dhe prindërve. E amenduar nga Asambleja e Përgjithshme e 55-të New York.

2002   Zheneva: Коnferenca ОKB-së – UNICEF adaptimi i Protokollit mbi të drejtat e fëmive dhe prindërve. E amenduar për  Asamblenë e Përgjithshme të 55-të Zhenevë.

2006   Athina: Asambleja e 24-rt Generale e grave të Demokracisë së Re dhe pjesmarës tëpartive demokratike të Evropës.

2001   Bruksel: Konferencë e UE ” Miqtë e Shqipërisë“.

2001-2004  Chatam House London: Ligjerata presidentësh dhe ministrash.

Aktivitete tjera

1991-1994  Anëtare e kryesisë së ngushtë të “Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedoni”

1993-1994  Anëtare e kryesisë së ngushtë të  “Komitetit të Helsinkit” në Маqеdоni.

Pjesemarrje në konferenca

11-13/ 06/ 201  Konferenca e I-rë Ndëkombëtare ASSE për studimet Amerikane dhe Britanike e organizuar nga Katedra e gjuhëve të huaja, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Vlorës, Shqipëri.

Tema: “Identifikimi dhe komentet për mënyrën si kultura kombëtare ndikon në kulturën në punë në dy shtetet të krahasuara si të Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë.„ Kjo temë u botua në 2011 Revistën Shkencore “SUT Scientific Observer “ për Linguistikë, Letërsi, Arsim dhe Kulturë” Universiteti Shtetëror i Tetovës. No 2 dhe 3, faqe 287-296.

11-12 /09/2012  Universiteti Shtetëror i Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit të Universitetit Sakarya, të Turqisë organizoji Kongresin e katërt Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore në Ballkan, i cili u mbajt më 11 dhe 12 Shtator 2012  në USHT.

Tema: “Personaliteti dhe krijimtaria letrare e romancieres me origjinë shqipëtare Loretta Lynda Chekani Chase”.

2-4/05/2013  Konferenca e II-të Ndëkombëtare ASSE për studime Amerikane dhe  Britanike „Kombi, kombësia, nënshtetësia: Çka përfshihet në këtë emër„ Organizuar nga Instituti Kanadez për Teknologji,  Tiranë  Tema: “Gëzim Alpion: His Contribution to Literature and Social Studies „  SECOND ASSE International Conference on British and American Studies organized in collaboration with the Department of Foreign Languages, University of Vlora “Ismail Qemali” Journal of the Albanian Society for the Study of English‘ (ASSE)“ in esse: English Studies in Albania” Albanian Society for the Study English  Department of Foreign Languages Faculty of Humanities University of Vlora Ismail Qemali,“Gëzim Alpion: His Contribution to Literature and Social Studies„Volume 4, no 2, botuar nga  “MIRGEERALB”, Tiranë, Shqipëri, 2014 , ISSN:2078-7413. (pages145-156). http://www.assenglish.org/publications/accessed (25/08/2014)

24-25/05/2013  Konferenca e parë ndërkombëtare ICRAE në “Hulumtim dhe edukim, sfidë për arrdhmëri„ Organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi„ Fakulteti i Edukimit dhe Shkencës. Tema: “Konrtibuti i Imam Vehbi Ismailit për   diasporën shqiptare në Kanadë dhe SHBA„

19-21/06/2013  Konferenca Evropjane për hulumtime në shkencat shoqërore IASSR. Organizuar nga Universiteti Marmara, Shkola Businesit dhe  Administrimit, në Stamboll. Tema: Konributi jetësor i Nexhmije Zaimit në gazetari dhe diasporën shqiptare në SHBA.

31-04/01-05/2014 Konferenca e katërt ndërkombëtare në shkencat humane dhe   sociale ICHSS. Organizuar nga Fakulteti Filozofik  Nisic, Universiteti i Malit të Zi dhe MCSER-Romë, Itali. “Ngjashmëritë dhe dallimet  e perdorimit të kohës së tashme (tashme të vazhduar) në gjuhën angleze dhe shqipe sa i përket mënyrës formës së perdorimit aspektit dhe modalitetit”.

11-14 09/2014  IASSR  Konferenca e V e Shkencave shoqerore sociale. Instituti   Baltik i Njerzimit.  St Petersburg, Rusi .Shtator 11-14, 2014.Tema: “Fadil Sulejmani, Rektori i parë i Universitetit Shtetërorë të Tetovsë, jeta dhe vështersitë në themelimin dhe krijimin e shkollimit terciarë për shqiptartë në Maqedoni”

24-25/04/2015 Konferenca e II-të shkencore ndërkombëtare, Fakulteti filologjik USHT Tetovë. Cultural Interaction Between Albanian Philology and Philological Sciences in the Region and Beyond- Diacronic and Syncronic Dimensions. Tema: “Epoka e modernizmit dhe Portreti i nje artisti te rinjë“ nga James Joyce 24-25/04/2015 UCD: 81/UCD:82, ISSN 1857-8535.

07-09/05/2015 Konferenca e 5-të ndërkombëtare për mësimin e gjuhëve të huaja. (FLTAL) International Burch University Sarajevo, Bosnia and Herzegovina  Tema: “The Elements of Realism in George Elliot’s (Marie Anne Evans) Middlemarch

11-12/05/2015 Konference regjionale e Universitetit të Bukureshtit, 11-12 May 2015 Lëvizje sociale në Evropën Qendrore dhe Lindore ISA-RC 47  Tema: “Account for Elusive Peace in Republic of Macedonia https://www.academia.edu/13029718/Account_for_Elusive_Peace_in_Republic_of_Macedonia

04-06/11/2015  Konferenca e 7-të ndërkombëtare shkencore aplikative KNOWLEDGE FOR CAPABILITIES AND SKILLS (third call) Knowledge Capital of the Future, Bansko Bulgaria. Tema: “The Personality and Activity of Dr. Ferid Murad Nobel Laureate of Medical Sciences„ International Journal, Knowledge (IKM) Scientific and Applicative Papers Vol  V 11/2, 2015. ISSN 1857-92.

Hyreme Gurra & Arbresha Gurra Rexha

04-06/11/2015  Seventh International Scientific and Applicative Conference KNOWLEDGE FOR CAPABILITIES AND SKILLS (third call) Knowledge Capital of the Future. Topic: “The contribution of the international community in the ceasefire of 2001 in the Republic of Macedonia„ International Journal, Knowledge (IKM) Scientific and Applicative Papers Vol.  V 11/2, 2015. ISSN 1857-92/ Bilall Lutfiu & Hyreme Gurra

22-23/04/2016 Konferenca e 3-të ndërkombëtare shkencore e fakultetit filologjik “BASHKËPUNIM BRENDAKULTUROR SHQIPTART”  (ISCPF 2016) Universiteti i Tetovës. Tema:Differences and similarities between George G. Byron’s poem “She Walks in Beauty” and Naim Frashëri’s poem “Vasha nazemadhe dhe me të ecur të këndshëm”.

2016   Gurra, H. “Similarities and Differences among Literary Periods”.

2016   Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar-Konferenca e tretë  ndërkombëtare e Fakultetit Filologjik, COBISS.MK-ID, ISBN 978-608-217-035-0, Universiteti i Tetovës, 2016.

24-28/05/2016 Konferenca e 9-të ndërkombëtare “Trendet aktuale në shkollimin e lartë ne Evropë” Katholieke Universiteit Leuven- Faculty of Economics and Business, Campus Brussels, Warmoeberg 261000 Brussels.Tema: “The Interaction of Antonyms threw the Process of Teaching Literature”.

15-16/12/2016 Qendra për paqë dhe komunikim transkulturor të Ilinoisit dhe Universiteti i Tetovës, Konferencë ndërkombëtare shkencore, ” Ndikimi i politikës amerikane për përparim të demokracisë, paqës,ndërtimin e shtetit, zhvillimit ekonomik, mbrojtje të  interesave nacionale, fetare dhe kombëtare në shtetet e rajonit.” Теmа: “A continuing Account for Elusive Peace in Republic of Macedonia”  15/16 Dhjetor, 2016, UT-ISBN 987-608-217-050-3/COBISS.MK-ID 102187786

16-18/12/2016  Konferenca e 11-të/ NOWLEDGE FOR CAPABILITIES AND SKILLS (third call) Knowledge Capital of the Future, Bansko Bulgaria. Tema “Edgar Allan Poe- His  New Vision  to the Period of Romanticism”Scientific Papers, Vëll.15.3.  Global Impactand Quality Factor 1.023(2015) ISSN 1857-92 http:globalimpactfactor.com/knowledge-international-journal   December,16-18 Bansko,Bulgaria

07-03-2017  Grupi ndërkombëtar i grave të paqës- International Women’s Peace Group “Heavenly Culture World Peace Restoration of Light” Diskutim në tavolinë të rumbullakët mbajtur në Universiteti i Evropës Juglindore. Diskutant udhëheqës. Tema,  Gratë në diplomaci “Women in Diplomacy”

21-22/04/2017 Konferenca e 4-tërt ndërkombëtare në Fakultetin filologjik Universiteti i Tetovës, Gjuha dhe letërsia – sfidë specifike në zhvillimin socio-etik dhe atë profesional, “Krahasimi i  Këngëve të pafajsisë dhe këngë të përvojës të William Bleak-ut” . Prill 21-22, 2017 Universiteti i Tetovës, Tetovë, Maqedoni. – Tetovë: Universiteti i Tetovës, 2017. -ISBN 978-608-217-035-0; COBISS.MK-ID 100925962

22-23/04/2017  Konferenca e 4-tërt shkencore,  EURAS, Universiteti ndërkombëtar i Strugës  „ Scientific Challenges for Sustainable Development“ Tema; Professional Development threw Contrastive Analysis of Great Gatsby and The Broken April ‘Prilli i thyer’ in Literature. Proceedengs 4 mund ta shikoni ne linkun: www.eust.edu.mk/Heritige-http://www.eust.edu.mk/images/ SCfSD17.pdf

28-09/01-10 2017 Konferenca e 4-tërt ndërkombëtare shkencore,  “THE TPOWER OF KNOWLEDGE „ Agia Driada, Selanik, Greqi. Tema: „BREXIT AND THE MUTUAL CONSEQUENCES REGARDING GREAT BRITAIN AND EUROPEAN UNION“ International Journal Vëll. 19.1/ ISSN2545-4439(printed); ISSN 1857-293x (e version) p.347-353

24-28/04/2017  Profesor vizitues-Erasmus + STAFF MOBILITY FOR    TEACHING MOBILITY AGREEMENT; Mobilitet me shtetet partnere.

Ligjërim në Universitetin Aydin, Stamboll. Lëmija/ Gjuha dhe kultura. Temat; Filozofija e gjuhës, Organet fakultative mentale ose instikt, Sistemi formal simbolik, Vegël apo komunikim, Statusi unik i gjuhës humane, Gjuha proto-humane, Nën diciplinat e gjuhës, Historija e hershme e gjuhës, Linguistika bashkëkohore, Arqitektura fiziologjike the neurale e gjuhës, Semantika, Tingujt dhe simbolet, Kategoritë gramatike, Tipologjitë dhe universalet, Konteksti social i përdorimit dhe transmetimit, Të kuptuarit, Kultura dhe të folurit, Kontakti gjuhësor, Diveristei linguistik, Familjet e gjuhëve në botë, Gjuhët dhe reziku, Etimologjia e kulturës, Diskurset e hershme moderne, Antropologjija, Hulumtimete e hershme dhe zhvillimete kulturës së sociologjisë, Dinamika kulturore,  Teoria e identitetit kulturor, Kryqëzimet gjuhësore si akt i identitetit, Gjuha dhe nacionalizmi, Imperializmi linguistik dhe globalizimi.

E CITUAR NE KETO WEBFAQE:

http://www.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a508894.pdf

Key Note Speker

26/05/2018 Ligjërues nderi-Konferenca e 1-rë Nderkombëtare shkencore multidiciplinare IMSC-2018. Përforcimi i shkencës dhe edukimit nëpërmjet hulumtimit dhe teknologjive në zhvillim. Tema “ Sistemet politike dhe dhe llogaridhëniet për paqën iluzionare në Republikën e MaqedonisëTetova Macedonia. 26/05/2018 – Book of proceedings-ISBN:97860866191-0-7;Doi https://doi.org/105281/zenodo.1248230

Botime dhe çmime                                                                       

2007  1.  Hyreme G.“Elusive peace in Macedonia Ohri Framework     Agreement”Nëntor, 2007 Shtëpia botuese Eqrem Çabej Tetovë

2017  2.  Hyreme G. “Kontributi i diasporës shqiptare në kulturë dhe vlerat materiale   e shpirtërore të shoqërisë anglo-saksone”              2017, Shtëpija botuese Luma Grafik. Tetovë

2019   3.Hyreme G. “Diplomatic Corpus” 2019, Shtëpija botuese Luma Grafik. Tetovë

2019   4.Hyreme G. dhe Daut G. “Këngë Lirike” Vëllimi I 2019, Shtëpija botuese Luma Grafik. Tetovë

2020   5.Hyreme G. dhe Daut G. “Këngë Lirike” Vëllimi II 2020, Shtëpija botuese Luma Grafik. Tetovë

2020   6.Hyreme G. “Comparative essays in English and Albanian Literature” 2020, Shtëpija botuese Luma Grafik. Tetovë

  1. Tre Romane të përkthyera të pa botuara

2018   Fitoi çmimin kombëtar “SELAMI HALLAÇI”, për kontributin e saj në arsim, shkencë dhe diplomaci. Instituti për gjuhë angleze dhe studime amerikane – Tetovë.

Për Personalitetin e rradhës do të keni mundësinë të lexoni për Prof. Murat Z. Gecaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here