PROF. MURAT GECAJ, PUBLICIST E STUDIUES

0
138

Shkruan: Nehat Jahiu

-Lindi në fshatin Bujan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më 23 mars 1940, në një familje me tradita atdhetare. Shtëpia e tyre ka qenë bazë e sigurtë e “Heroit të Popullit” Bajram Curri dhe e forcave partizane, që luftonin për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët, për lirinë dhe demokracinë.

PROF. MURAT GECAJ, PUBLICIST E STUDIUES

-Babai i tij, Zef Marash Gecaj,  kur ishte në mosën 6-vjeçare,  me pjesëtarë  tjerë të familjes, u shpërngulën nga fshati i origjinës, Curraj i Epërm (Nikaj-Mërtur), në fundin e shek.19-të. U vendosën në lagje të fshatit  Bujan, si Markaj, Rosujë e Fang, ku punuan tokat e të tjerëve përgjysëm. Fatkeqësi për Muratin e vogël ishte se mbeti jetim, pa nënë, që në moshën 4-5 vjeçare. Pra, u rrit me shumë saktifica, nga babai e familjarë të tjerë.
-Në vendlindje, pra në fshatin Bujan, mbaroi shkollën fillore, ndërsa 7-vjeçaren në qytetin “Bajram Curri”. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë. Më tej, meqenëse u largua që andej për arsye shndetësore, në vitin arsimor 1957-1958, shërbeu mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë, ku ishte drejtor “Mësuesi i Popullit” Elez Gashi dhe pati koleg Fahri Doçin, gjithashtu, “Mësues i Popullit”. Në klasën e 7-të të atij viti shkollor, ata i dhanë mësim edhe Sali Berishës, i cili në vitet e Demokracisë u bë President dhe Kryeministër i Shqipërisë.

-Në shtatorin e vitit 1958, i nisi ndoqi studimet e larta në degën gjuhë-letërsi shqipe të Universitetit të Tiranës, ku përfundoi dy vjet. Ndërsa në vitin akademik 1960-1961 e dërguan për studime dhe specializim për dialektologji, në Universitetin “Zhdanov” të Petërburgut (Rusi). Pas kthimit në Shqipëri, me ndërprerjen e marrëdhënieve ndërmjet dy shtetve, vazhdoi dy vjet të tjera për gjuhë-letërsi shqipe. U diplomua në Tiranë, më 1963, në fushën e gjuhësisë (me temë nga dialektologjia), me vlerësimin “shumë mirë”.
-Në emër të studentëve të Universitetit të Tiranës, ka përshëndetur Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike dhe, pas studimeve të larta ka marrë pjesë, në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si për çështje të gjuhës e letërsisë, historisë, arkeologjisë dhe etnografisë etj.

-Pas studimeve të larta, në vitet 1963-1965 punoi redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pionieri”. Ndërsa në vitet 1966-1973 shërbeu drejtues i sektorit të rinisë e kulturës, në rrethin e Tropojës. Gjatë kësaj kohe, bashkë me një studiues tjetër, shkroi maketin e Historikut të kësaj krahine.

-Në janar 1974, u rikthye në shtyp, në Tiranë dhe punoi redaktor për arsimin, kulturën dhe traditat, në gazetën e përditëshme “Bashkimi”. Në vitet 1980-2002 ishte redaktor në gazetën arsimore-kulturore “Mësuesi”, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe aty doli në pension.

-Ka nisur të shkruajë e të botojë në shtyp, që në shkollën e mesme dhe në vijimësi. Sidomos, i kanë interesuar: arsimi, kultura, historia, traditat atdhetare, folklori e kërkimi shkencor. Ka mbledhur materiale folklorike e gjuhësore, që janë përdorur në botimet e ndryshme të institucioneve përkatëse.

-Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”(Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor e redaktor letrar i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj.

-Ka redaktuar e ka bërë recenzat për disa libra, të publikuar në Kosovë e në Shqipëri, në Preshevë e Suedi etj.

-Ka drejtuar dhe recensionuar punime shkencore të studentëve të kursit pasuniveritar për pedagogji e psikologji, pranë Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, në vitin akademik 1994-1995.

-Është njohur nga afër me  mjaft  albanologë të shquar, që nga Agnia V.Desnickaja (Petërburg), Mark A.Gabinskiij (Kishinjev), me studiues dhe akademikë në Amerikë dhe Europë, si në Kosovë (R.Qosja, P.Nushi,I.Ajeti, M.Pirraku etj.), Shkup, Preshevë e Ulqin; me studiuesin  e mikun e shqiptarëve Ullmar Kvik, me leksikografin e njohur Sadulla Zendeli (Daja(Suedi); me studiues e profesorë arbëreshë të  Italisë, si Mateo Mandela, Luis dde Rossa etj.

Murat Gecaj, duke lexuar studimin e tij, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, nëntor 1972)

-Është autor i mjaft studimeve në revista periodike shqiptare për arsimin, kulturën, shkencën etj., si në revistat: “Studime Filologjike”, “Kultura Popullore”, “Revista Pedagogjike”, “Të drejtat e njeriut”, “Perla”, “Univers”, “Pajtimi” etj. Ka shkruar në dhjetëra revista të tjera e gazeta të Shqipërisë dhe në gazetat e Kosovës, si “Rilindja”, “Pavarësia”, “Shkëndija” etj. dhe në gazeta e revista në Nju Jork, Zvicër, Hollandë, Greqi, Suedi, Itali, Mal i Zi etj.

-Është intelektual i pavarur dhe është dalluar për pjesëmarrje në veprimtaritë e nndryshme shoqërore, sidomos të kryeqytetit, që i ka pasqyruar  dhe në median e shkruar ose atë elektronike. Kështu, bën pjesë në redaksi të ndryshme revistash e gazetash; që nga viti, 1990 është sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me qendër në Tiranë dhe për disa vjet ishte anëtar i “Bordit të vlerësimeve të botimeve letrare e publicistike”, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ka lexuar punime të tij në veprimtari të ndryshme shkencore e kulturore, në Tiranë dhe jashtë vendit.

-Ka studiuar e botuar dhe vazhdon punimet e tij për traditat e popullit tonë, për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, veçanërisht nga Kosova.

-Në vitin 1992, mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i shkencave pedagogjike”.

Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”.

-Në Shqipëri, Kosovë, Nju Jork e Zvicër, Itali e Mal i Zi, Shkup e Preshevë etj., në gazeta e revista të ndryshme shqiptare, ka botuar me emrin e tij mjaft artikuj me tematikë nga traditat në fushën e arsimit, për çështje të edukimit të fëmijëve dhe shoqërore etj.

-Duke qenë bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Studimeve Pedagogjike-Tiranë (tani ”Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit”), është aktivizuar në botime të ndryshme dhe në veprimtari të tjera.

-Ka lexuar punime të tij, në disa qytete të Shqipërisë dhe në: Prishtinë, Shkup, Preshevë e Ulqin, Nju Jork, Salerno-Itali, Boras-Suedi etj.

-Ka të gatshëm për botim disa libra të tjerë nga fusha e studimeve të tij, për historikun e shkollës shqipe dhe veteranët e arsimit, në Kosovë e në Shqipëri, me tematikë atdhetare e shoqërore etj.

-Tash mbi 15 vjet, kryen në detyrën shoqërore, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me qendër në Tiranë.

-Është përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë.

-Është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës, me qender në Nju Jork.

-Është ”Anëtar-Nderi” i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi, ”Papa Klementi XI-Albani”.

-Është ”Anëtar-Nderi” i Shoqatës së Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.

-Bën pjesë në redaksi e borde, revistash e gazetash dhe qendra Interneti.

-Për punë të mirë në fushën e arsimit dhe të shtypit, është nderuar me Dekoraten ”Naim Frashëri” dhe dy herë me Urdhërin ”Naim Frashëri” etj.

-Është nderuar me ”Medalionin e Skënderbeut”, nga Komuna e Çairit-Maqedoni.

-Për librin ”Si e pashë unë Kosovën”(2000), nga Shoqata e të Rënëve të Kombit Shqiptar, mori Çmimin ”Nderim për Kombin”.

-Është vlerësuar me disa ”Mirënjohje”, në Shqipëri, Kosovë, Shkup, Suedi, Filadelfia (SHBA), Salerno-Itali etj.

-Me bashkëshorte Katerinën, nga Shkodra e me profesion mësuese, lindën, rritën dhe edukuan 2 djem e një vajzë. Djemtë, Ariani e Altini shkuan emigrantë në Itali, më 6 mars 1991. I madhi jeton ende atje me familjen, ndërsa i vogli jeton në Francë. Vajza, Mirela jeton me familjen në Tiranë e ka një vajzë në shkollën e mesme, ndërsa djali i saj ndodhet emigrant në Gjermani.

Përgjithësisht, familja e Prof. M.Gecaj ka kaluar një jetë  të qetë e pa shumë probleme në jetë, duke iu përshtatur kushteve të kohës.

BOTIME TË NDRYSHME NGA PROF. MURAT GECAJ

I.Libra, ku është autor:
1. ”Si e pashë unë Kosovën”, Tiranë, 2000
2. ”Nëpër udhët e shkollës shqipe”, Tiranë, 2001
3. ”Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”, Kumanovë, 2002
4. ”Filologë që nuk harrohen”, Tiranë, 2002
5. ”Një jetë për Atdheun e arsimin tonë kombëtar”-monografi-(Mesuesi veteran Salih Myftar Kolgeci), Tiranë, 2005.
6. ”Nëper udhët e shkollës shqipe”(ribotim, i ripunuar), Tiranë,2008.
7. ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime” (Jetëshkrim), Tiranë, 2010
8. ”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”, Tiranë, 2010
9. ”Rrahin zemrat arbërore”(Udhëtim nëpër trojet shqiptare
të Ballkanit), Tiranë, 2011
10.”Dorela”, libër publicistik-letrar për fëmijë, Tiranë, 2012
11.”Me zemër në vendlindje”(Shënime e mbresa nga Suedia), Tiranë 2012
12.”Qofsh e lumtur, mbesa Dorelë”(recensione), Tiranë, 2013
13.-”Me shpirt atdhedashurie”, Tiranë, 2015
14.-”Për ju, krijuese” (Antologji), Tiranë, 2015

15.-“Kur flasin zemrat…”(Antologji), Tiranë, 2016

16.-“Si ujëvarë bjeshke…”, Tiranë, 2017.

17.’Gjurmë, nëpër udhë…”, Tiranë, 2019.

 

II.Bashkautor në librat:

1. ”Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”-II, Tiranë, 1973
2. ”Bajram Curri” (Trajtesa e dokumente), Tiranë, 1982
3. ”Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (disa zëra), Tiranë, 1985 e 2010
4. ”Rromët, në vendin e tyre”, Tiranë, 2000
5. Vepra ”Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”(dhe redaktor letrar), Tiranë, 2003.
6. ”Këtej e përtej Atllantikut” (Biseda e shkrime), Tiranë, 2011
7. ”Gjelbërimi i një fushe, me krijime të bukura”(Recensione), Tiranë, 2011
8. ”Një Komb, një shkollë, një kulturë” (dhe redaktor letrar)-Konferenca e IIKSH, Tiranë, 2012
9. ”Thesar Kombëtar, i mërgatës shqiptare, në Suedi”, Nr.1-Prishtinë, 2012 e Nr.2-Prishtinë, 2013, Nr.3,4 e 5 etj.
10. ”Vlerësime për prof.dr.Shefik Osmanin”(Përmbledhje shkrimesh), Tiranë, 2014.
11. ” Modernët e kohës”( Tiranë, 2015), me autor Sejdo Harkën.
12. Bashkautor në librat kushtuar: Prof. Stefanaq Pollos-Akademik dhe Avni Zajmit e Ahmet Gashit’ Mësues të Popullit”, prof.Sefik Osmanit etj.

III.Disa  studime të kryera:

1. ”Një vështrim rreth morfologjisë së të folmes së Krasniqes”,(punim diplome, Tiranë, 1963 dhe botuar në ”Dialektologjia Shqiptare” (VII), Tiranë, 2005 )
2. ”Historiku i rrethit të Tropojës” (maket), ”Bajram Curri”, 1970
3. ”Ndihmesa e mësuesve veteranë kosovarë për arsimin kombëtar” (punim disertacioni), Tiranë, 1992.

IV. Punime të tjera:

1. Ka botuar mjaft studime shkencore, në disa revista periodike të vendit, me tematikë të larmishme, sidomos për arsimin, kulturën, traditat, shoqërore etj.
2. Ka mbledhur shumë këngë popullore, përralla etj., të cilat janë botuar në libra të Institutit të Kulturës Popullore-Tiranë.
3. Ka mbledhur, në disa rrethe të Shqipërisë, materiale leksikologjike e dialektologjike, që janë përdorur nga Instituti i Gjuhësisë e i Letersisë, pranë Akademisë së Shkencave-Tiranë.
4. Ka redaktuar disa libra studimorë, letrarë e shkollorë, në Shqipëri dhe në Kosovë.
5. Ka shkruar Hyrjet për disa libra, që janë botuar në Shqipëri dhe në sshtete te tjerë.

V.Bashkëpnëtor në revista e gazeta (brenda e jashtë vendit):

1.-Ka bashkëpunuar me 33 revista, të zakonshme ose shkencore, në Shqipëri e jashtë saj. Ka shkruar artikuj në revista shqiptare, në: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Zvicër, Shkup, Suedi, Greqi etj.
2.Disa nga revistat shkencore-kulturore, në Tiranë, ku ka shkruar: ”Revista Pedagogjike”, ”Kultura Popullore” ”Të drejtat e njeriut”, ”Perla”, ”Pajtimi”, ”Studime filologjike”, ”Historia e Arsimit”, ”Univers””Dialektologjia shqiptare” etj.
3.-Ka shkruar artikuj të shumtë, për mbi 40 vjet, në rreth 45 gazeta, brenda e jashtë vendit. Që më 1992, herë pas here, bashkëpunon me Gazetën ”Illyria” (Nju Jork), ”Dielli”(Boston), ”Gazeta e Athines”, ”Dituria”-Suedi etj.

VI.Shkrime në disa libra të botuar:

  1. Vepra “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”: bashkautor (Tiranë, 2003), redaktor letrar i gjithë veprës. Autor në këto pjesë:
    a) Sali Gjukë Dukagjini (fq. 313-319)
    b) Ahmet Gashi (fq.414-419)
    c) Konviktet, si institucione edukative për nxënësit (fq.520-531)
    d) Akademiku Stefanaq Pollo (Tiranë, 2011).
    e) Librat e botuar të Viron Konës (Tiranë, 2010).
  2. Buletini “Kurrikula e shkolla” (Gjuha shqipe e leximi letrar), Nr.1-2001 (redaktor letrar i tërë buletinit).

VII.Bashkëpunime me Radio të  ndryshme:

-Që në vitin 1963, bashkëpunon me Radio-Tiraën, në emisionet për arsimin, traditat atdhetare, botimet letrare etj.Ka bashkpunuar  në emisionet e Radios “Blue Sky” të Prishtinës, Radio-Gjakovën, Radio-Kukësin, Radio-Mitrovicën, Radion “Dituria”Suedi, Radion “Zëri i Amerikës”, Radio-Moskën etj.

VIII. Bashkëpunime me Internetin:

Sidomos në tre vitet e fundit, bashkëpunon rregullidht, me shkrime të ndryshme, mjaft nga këto me temë traditat e arsimin, në disa Faqe Interneti:
1) “Fjala e lirë” (Londër).
2) “Zemra Shqiptare” (Oxford-Angli)
3) “Bota e Re” (Nju Jork)
4) LGSHD(“Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës”,Nju Jork-Tiranë)
5) “Prishtina Press” (Nju Jork, Londër e Prishtinë)
6) “Dituria” (Suedi)
7) “Tribuna Shqiptare” (Montreal-Kanada)
8) “Shkupi Press” (Maqedoni)
9) “Mitrovica press”(Kosovë)
10) “Prizreni press”(Kosovë)
11) “Atunis”(Belgjikë)
12) Pashtriku.org
13) Florilinz…
14) Rajoni Press.
15) Facebook etj.

16) “Dritarja online…”

17.Revista Shkaba etj.

 

  1. Kontaktet: E-mail: mgecaj@hotmail.com

-Fb: murat gecaj (pension)

Tiranë, 22 janar 2020

Për Personalitetin e rradhës do të keni mundësinë të lexoni për Piktorin Rexhai Hyseni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here