REFLEKSION PËR ARTIN E REJAN ETEMI

0
323

Sa herë që dal në rrugët e qytetit, konkretisht mu aty përballë kafenesë “ Shend e Verë”, ndalem tek ateleja e piktorit Rejan Etemi dhe aty gati çdo ditë shoh nga një pikturë të re të këtij artisti të pashoq, që besoni se ma kënaqin shpirtin.

Sejcila nga pikturat e Rejanit dallojnë nga njëra-tjetra, dhe sejcila mbart edhe nga një mesazh të mrekullueshëm nga përditshmëria jonë zakonore.

Te pikturat e tij, sejcili mund ta kthejë memorien diku në të kaluarën e vet, sepse ato janë magjepsëse dhe shumë shpejtë të bëjnë që të futesh në botën tënde imagjinative.

Siç thotë edhe artisti i madh me famë botërore Thomas Merton, citoj: “Arti na mundëson që ta gjejmë veten dhe të humbemi në të njëkohësisht.”

Te pikturat e këtij artisti shumë premtues, unë shpeshherë kthej memorien time diku atje në të kaluarën tonë kur ne bënim po të njejtat gjëra, qoftë drejtpërdrejt të paraqitura nga vetë artisti apo edhe nga figurat me mesazhet e ndryshme që i përçon ai përmes pikturës.

Me stilin e vet prej teknike vaji, ai pushton lehtë sipërfaqen e pëlhurës së bardhë dhe me një delikatesë nxjerr idetë e tij briliante artistike.

Po të krahasojmë Rejanin me ndonjë artist botëror, lirisht mund të them se ai është një Dejvid Hokni shqipëtar, i cili na i pushon sytë me pikturat e tij të shumta që sejcila në veçanti mbartin pak nga stili ekspresionist, impresionist, romanticist, si dhe një realizëm social.

Shkruan: Arburim Iseni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here