Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu – njeriu më mendjendritur dhe babaxhan

0
592

BIOGRAFIA (CV) dhe LISTA E PUBLIKIMEVE KRYESORE

Adresa:

Rr. Agim Ramadani, Aktash A/1, nr. 35, Prishtinë – Kosovë; Mob. 045/582-235 dhe Viber: 044/183-265; E-mail: lkarjagdiu@hotmail.com

Data dhe vendi i lindjes: 24 dhjetor 1936, Prizren

Avansimi akademik:

I diplomuar në anglishte, 1961, në Universitetin e Beogradit; Magjistër i Letërsisë  së krahasuar, 1971, Universiteti i Zagrebit; Doktor i Filologjisë, 1975, Universiteti i Prishtinës.

Përvoja: 

1960-62: Mësimdhënës i anglishtes, frengjishtes dhe shqipes në Gjimnaz, Shkollën Normale dhe Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren;

1962- 68: Gazetar, kritik letrar dhe përkthyes në të përkohshmen “Rilindja”;

1968- 72: Ligjërues i anglishtes dhe frengjishtes në Fakultetin Ekonomik- Juridik të Universitetit të Prishtinës;

1972- 2003: Ligjërues dhe Profesor i Letërsisë angleze dhe amerikane, Letërsisë së krahasuar dhe botërore dhe Teorisë dhe praktikës së përkthimit;

1994-95: Profesor i gjuhës angleze në Universitetin e “Gallata Sarajit” të Stambollit

1999-2000: Profesor i Letërsisë angleze dhe amerikane në Universitetin “Fatih” të Stambollit

2002- 2003: Profesor i Letërsisë angleze në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë;

2004-2011: Profesor i Letërsisë angleze në Universitetin e Tetovës “FADIL SULEJMANI”;

2003-2004: Profesor i Teorisë dhe praktikës së përkthimit në Universitetin e Prishtinës;

2004-2005: Profesor i Shkrimit akademik dhe Hyrjes në studimet angleze në Universitetin e Prishtinës;

2005-2007: Profesor i Gjuhës angleze dhe Shkrimit akademik në Universitetin Dardania  dhe Kolegjin Universitar Universum;

Në vitin 2003 u shpall Profesor Emeritus nga Universiteti i Prishtinës.

Ka qenë mentor ose anëtar i komisionit në mbrojtjen e 30 magjistraturave dhe 15 doktoranturave nga filologjia, letërsia angleze dhe amerikane, letërsia shqipe dhe letërsia e krahasuar.

Librat dhe punimet kryesore:

Historia e gazetarisë, Rilindja, Prishtinë, 1963;

Shekspiri në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1972;

Bajroni dhe shqiptarët, Prishtinë, 1975;

Si të përkthejmë, Prishtinë, 1975;

Bilinguizmi si problem botëror, Prishinë, 1976;

Ç’është kritika letrare?, Prishtinë, 1977

Me Konicën në Evropë, Tiranë, 1993;

Hyrje në studimet angleze (në gjuhën angleze), Prishtinë, 1996;

Një pasqyrë e Letërsisë angleze (në gjuhën angleze), Prishtinë, 2005;

Shkrimi akademik (në gjuhën angleze), 2007.

Ka botuar më se 200 ese, vëzhgime, trajtesa, artikuj, punime nga fushat në vijim: letërsi shqipe, angleze dhe amerikane, letërsi e krahasuar, gjuhësi, bilinguizëm, kritikë letrare, kritikë e përkthimit, kulturë, etj.

Veprimtaria përkthyese – përkthimi i veprave historike dhe publicistike:

  1. F. Noli: “Autobiografia” (nga anglishtja), 1968;
  2. Senkejeviç dhe të tjerë: “Historia e shkurtër e Shqipërisë” (nga rusishtja), 1968;
  3. Paganelli: “Skendërbeu” (nga frengjishtja), 1968;
  4. F. Konica: “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” (nga anglishtja), 1991;
  5. Mallkolm: “Kosova, një histori e shkurtër” (nga anglishtja), 1998;
  6. Erikson: “Ditari i Eriksonit nga trojet shqiptare” (1908-1913), 2002;
  1. AUTORI: ROBERT ELSIE: “FISET SHQIPTARE – Historia, shoqëria dhe kultura” (Botime Artini 2017, Prishtinë, faqe: 532;
  1. Muhaxhiret: Dosja britanike, Autori: Bejtullah Destani, Shtëpia botuese: Botime Artini,  2019, faqe: 620.

Përkthime veprash letrare dhe artistike:

Ka përkthyer edhe një sërë romanesh, dramash, tregimesh dhe poezish, nga këta       autorë (mbi 25 vepra letrare):  Bekoni, Drajtoni, Llovlasi, Spenseri, Bajroni, Sarojani, Tveni, Hemingueji, Shoi, Vajlldi, Bërnsi, Shelli, Emersoni, Longfelloi, Uitmani, Fokneri, Kouldvelli, Xhonsoni, Bllejku, Brixhsi, Steinbeku, Mensfilldi, Frosti, Lovell, Ljermontovi, Çehovi, Shollohovi, Jeutushenko, Sollzhenjicin, Pirandello, De Leda, Moravia, Kuazimodo, Vergar, Dode, Mopasani, Tagore, Kavabata, poetë afro-aziatikë, etj.

Aktivitete të tjera:

Ka vizituar dhe ka marrë pjesë në konferenca, takime dhe kongrese, si gazetar, përkthyes, profesor dhe lider partiak dhe politik në këto qytete: Beograd, Zagreb, Lubjlanë, Sarajevë, Portorozh, Novi Sad, Dubrovik, Ohër, Tiranë, Stamboll, Moskë, Kopenhag, Londër, Sauthempton, Budapesht, Sen Galen, Varshavë, Hamburg, Helsinki, Tripoli, Bon, Mjunih, Zhenevë, Vienë, Grac, Bruksel, Oslo, Kijevë, Starzburg,  Bern, Sofie, Bratisllavë, Krakovë, Romë, Cyrih, Kuebek, Nju Jork, Uashington, Valete, Madrid, Gllasgou, Bari, Tbilisi, Katmandu, Nju Delhi, Algjer, Tripoli, Dakar, Senegal, Lagos, Venedik, San Francisko, Bergen, Kishinjevo, etj.

Ka mbajtur këto poste:

  1. Shef i Degës së Anglistikës (tri mandate)
  2. Prodekan dhe Dekan i Fakultetit të Filologjisë (1987-1989)
  3. Kryetar i Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Kosovës (1985)
  4. Nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane për marrëdhënie ndërkombëtare (1991-1996)
  5. Nënkryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës për marrëdhënie ndërkombëtare (1996-1999)

Nga viti 1974 deri me 1980 ka qenë edhe anëtar i Shoqatës së Shekspirologëve.             Ndërsa, gjatë viteve 1968-1983 ka qenë bashkëpunëtor dhe këshilltar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës.

Organizimi i kurseve të gjuhëve të huaja:

Ka organizuar kurse të niveleve të ndryshme të anglishtes dhe frengjishtes për nxënës (në radio dhe TV), studentë, gazetarë, diplomatë, dhe studentë të studimeve pasuniversitare.

Njohja e gjuhëve:

Veç anglishtes, e cila është gjuhë profesionale për profesorin, ai ka njohuri aktive të italishtes, frengjishtes dhe serbokroatishtes dhe njohuri pasive të turqishtes, gjermanishtes, rusishtes dhe spanjishtes.

Veprimtaria politiko-kombëtare (1991-2000):

Fill pas themelimit të LDK-së, në marrëveshje dhe me përkrahjen e dr. Ibrahim Rugovës, kryetarin tonë emblematik, u themelua Partia Shqiptare Demokristiane, ku si kryesia ashtu edhe anëtarësia ishin të gjithë shqiptarë, pa dallim krahine, feje ose ideologjije. Pikësynim kryesor i kësaj partie të dytë në Kosovën e okupuar, ishte sensibilizimi dhe internacionalizimi, para së gjithash i çështjes kombëtare dhe mbështetjes së të gjitha akteve politike e kombëtare për përvijimin, afirmimin dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës.

Veprimtarinë e tij në këtë parti, e zhvillonte në këto forma:

  1. Vënja e kontakteve më parë me partitë kryesore demokristiane ose popullore dhe konservative (të Gjermanisë, Italisë, Anglisë) si dhe me partitë tjera të këtij lloji; dërgimi i letrave, protestave, faksave, raporteve të pajisura me informacione e fakte për dhunën dhe shkeljen e të drejtave njerëzore, kombëtare të shqiptarëve dhe të konventave ndërkombëtare;
  2. Bashkëpunimi  përmes vizitave reciproke; nga një anë duke pritur delegacione nga ambasadat (shpeshherë bashkë me Presidentin e ndjerë Rugova) e nga ana tjetër edhe nëpërmes vizitave selive të këtyre partive në Evropë si pjesëmarrës, delegatë apo mysafirë të ftuar në konferenca ose kongrese vjetore, me ç’rast dorëzonim promemorje dhe raporte të veçanta me informacione të sistemuara mbi situatën e rëndë në Kosovë (në Vjenë, Romë, Bruksel, Bon, Zhenevë, Sen Galen, Bern, Mjunih, Hamburg, Salsburg, Kopenhagen, Oslo, Bratisllavë, etj);
  3. Duke e sensibilizuar çështjen kombëtare kishte hasur në mirëkuptim dhe miqësi, madje edhe përkrahje nga personalitete të larta shtetërore si p.sh. në Austri nga dr. Kolit, dr. Shyselit, dr. Buseku, dr. A. Mokut, ish-ministër i punëve të jashtme të Austrisë, zonjës Zegmyller, kryetares së Partisë Popullore Zvicerane, Andreotit, kryeministrit të atëhershëm të Italisë, të Papa Gjon Palit të II-të, të parlamenteve gjermane, italiane, norvegjeze, holandeze, daneze, belge, holandeze, etj. Përmes kësaj partie merrte pjesë në seanca vjetore si të Federatës së Demokristianëve, ashtu edhe të Parlementit Evropian. Me këtë rast, po i përmendi vetëm  disa nga personalitetet me të cilët kishte biseduar profesori, kishte bashkëpunuar dhe i kishte informuar për situatën tragjike në Kosovë, si: dr. Viheson, kryetarin e Unionit të partive popullore evropiane, dr. Jensen, sekretari i Federatës Demokristiane, Tindesman, kryetar i Federatës së partive popullore dhe demokristiane, dr. Klebshin, Kryetarin e Parlamentit Evropian,  dr. Marion, përfaqësues italian në Parlamentin Evropian, D. Spakun, Oto fon Habsburgun, dr. Stolltenbergun, ish-ministrin e punëve të jashtme të Norvegjisë, etj. Gjithashtu, në këtë fazë kishte bashkëpunuar dendur me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarët e lartë amerikanë, që e kishin vizituar Kosovën. Kishte privilegjin të njihet dhe të bashkëpunoj ngushtë me ambasadorët amerikanë prej viteve të shtatëdhjeta, Igellbergerin, Andersonin, Sillbermanin, Cimermanin, Kenanin, Majllsin, etj. Po kështu, kishte nderin dhe kënaqësinë të takohet, të bisedoj dhe të bashkëpunojë edhe me shumë zyrtarë të lartë të Stejt Deparmentit Amerikan.

Ndërkaq, në Partinë Parlamentare me të cilën bashkëpunoi me lutjen këmbëngulëse të mikut të tij të çmuar Adem Demaçit, u zgjodh nënkryetar për marrëdhënie ndërkombëtare. Në këtë fazë të luftës paqësore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (1996-1999), selinë e Partisë Parlamentare e kishin vizituar pothuajse të gjithë ambasadorët dhe sekretarët e ambasadave në Beograd. Me sa jam i informuar, falë energjisë së madhe të kryetarit të partisë, i kishte vënë në dijenë mysafirët mbi zullumin dhe katrahurën që bënte regjimi totalitar serb në Kosovë. Pos kësaj, profesori në atë kohë ka pritur edhe delegacione të rëndësishme apo përfaqësues të lartë të ShBA-ve dhe të Evropës perëndimore. Internacionalizimi i çështjes së Kosovës këso kohe bëhej edhe përmes protestave, promemorjeve, raporteve të ngjeshura e të pajisura me të dhëna dhe informacione mbi përsekutimet dhe krimet serbe në Kosovë, e që i përkthente në anglisht profesori, dhe që pastaj u dërgoheshin ambasadave, posaçërisht Ambasadës amerikane, angleze, italiane, zvicerane, austriake, belge, etj. Në saje të angazhimeve të këmbëngulta të LDK-së, në krye me dr. Rugovën, për internacionalizimin e kauzës, nga një anë dhe të impenjimeve të parreshtura të udhëheqjes së Partisë Parlamentare, nga ana tjetër, sensibilizimi i çështjes së Kosovës e arriti kulmin. S’do mend se rezistenca dhe kryengritja shqiptare kundër okupatorit ishte vazhda e asaj që thoshte Klauzevici, se citoj: “lufta popullore bëhet për liri, por megjithatë paqja është zhvillimi i luftës me mjete të tjera”.

Falë veprimtarisë së ngjeshur politike e kombëtare pothuajse dhjetëvjeçare në këto dy parti si dhe bashkëpunimit dhe komunikimit me një sërë ambasadorësh, krerësh partiakë, liderësh politikë, ministrash, kryeministrash, kryetarësh dhe intelektualësh eminentë të Evropës Perëndimore dhe të ShBA-ve, profesori fitoi një përvojë tejet të çmuar dhe të dobishme politike dhe diplomatike.

Ai ka katër fëmijë, jeton dhe punon në Prishtinë.

Shkruan: Arburim Iseni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here