DEMOKRACI UTOPIKE

0
100

Demokraci utopike është ajo shoqëri në të cilën nuk ekzistojnë partitë politike. Në atë rast individi merr pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje shoqërore, pa mos patur nevojë që vullnetin e tij t’ia delegojë partisë politike.
Por normalisht që kjo është utopi. Pa parti politike demokracia nuk mund të funksionojë.
Por që në pushtet të jetë i përfaqësuar numër sa më i madh i qytetarëve, është i nevojshëm ekzistimi i një numri sa më të madh të partive.
Teoricienët e shkencave politike theksojnë që numri i vogël i partive politike krijon oligarki. Gjatë fazës që tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut patëm vetëm dy parti, u krijuan oligarkë tek të dyja palët, e të njëjtët tani është rëndë t’i ç’rrënjosësh.
Prandaj thirrjet për bashkim të partive politike në esencë janë thirrje antidemokratike dhe ndihmojnë në forcimin e mëtejmë të elitës oligarkike.
Te ne nuk është problemi se kemi shumë parti, por sepse nuk kemi ideologji.
E kur nuk ke ideologji, mesiguri që nuk ke edhe përfaqësim cilësor në kuvend. Qytetari e jep votën, por pastaj ajo nuk shndërrohet në përfaqësim cilësor pasiqë i delegohet një deputeti të dobët.
Për të dalur nga ky përfaqësim jo cilësor, patjetër duhet të kemi vetëm një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.
Propozimi i LSDM-së për një njësi zgjedhore, e nga zgjedhjet e ardhshme edhe për lista të hapura, është një propozim i cili patjetër duhet të pranohet, sepse vetëm kështu mund të largojmë nga Kuvendi personat jo cilësorë ndërsa partitë që nuk kanë asnjë ideologji dalëngadalë do të zhduken.

Shkruan: Florian Nesimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here