Reagim

0
25

Si është e mundur që të kemi vazhdimisht rritje ekonomike, zvoglim të papunësisë dhe rritje të investimeve e mos të jetojmë më mirë, të rritet varfëria bile edhe tek të punësuarit e veçanarisht te shqiptarët.
Situata idilike e paraqitur nga Ministri i Ekonomisë demantohet nga disa indikatorët serioz edhe atë:

1.Ikje masive e fuqisë punëtore nga Maqedonia e Veriut

2.Maqedonia në vendin 106 në indeksin e perceptimit të korupsionit me 35 pikë (rënje për 13 vende). Ne vitin 2018 ka pasur 37 pikë dhe ka qenë në vendin e 95. Pra, në vend se të luftohet, korupsioni rritet. Jemi në një nivel me Mongoline, Egjiptin dhe vende të ngjajshme.

3.Projekt buxheti për vitin 2020 të gjithë ministritë që udheheqen nga ministrat e BDI-së menaxhojnë buxhet ne vlerë prej 405 milion euro, ndërsa vetëm ministria e punës dhe politikës sociale menaxhon me 800 milion euro.

4. Frytet e rritjes ekonomike, edhe pse e pamjaftueshme nuk i shijojnë të gjithë qytetarët. Produkti i brendshëm vendor për kokë banori është më i vogël në rajonin e Pollogut me 117274 gdp/den, regjioni I Pellagonise 304140, ndersa Shkupi 366482. Pra, te shqiptaret bindshem me nje diference te madhe. A është ky tregues se në punsim dhe investime qoftë të kapitalit publik ose privat janë të përjashtuar shqiptarët.

5.Vendi I tretë në botë me papunësi në mes të rinjëve me 44.7% te rinjtë në moshën prej 15-24 vjet, pas Bosnjës dhe Afrikës së jugut.

6.Papunësia e të rinjëve sipas regjioneve oscilon prej 24% deri 52%. Duke nisur prej regjionit të Pellagonise 22%, në atë të Lindjes me 26%, ndërsa te regjionet me dominance shqiptare si ai i Pollogut kjo perqindje eshte 50% dhe Jugperendim 52%. (Burimi: Banka Botërore)

7.Rroga minimale në shtet rritet shumë më shpejtë se sa produktiviteti i tregut. Nëse në vitin 2012 këto dy kategori kanë qenë në shkallë të njejtë, në vitin 2016 produktiviteti ka qenë më i madh se sa rroga minimale, në vitin 2019 produktiviteti është shumë më i vogël se rroga minimale në shtet. (Burimi:Ligji për rrogën minimale dhe Enti shtetëror i Statistikave)

Aleanca per Shqiptaret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here