Kërkesë parazgjedhore!

0
94

Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore. Si pedagog, prindë dhe qytetarë dua të jap mesazhin tim personal ekipeve të cilët në këtë fazë parazgjedhore i kanë përveshur krahët për të përgatitur oferta sa më cilësore zgjedhore.
Arsimimi, kjo perlë me vlerë por e përvuajtur!

Përpilues, përpilimin e programeve zgjedhore, filloni me pyetjet “Çfarë?” “Si?” dhe”Ku?” do jetë vendi pas 10 apo 20 vitesh me këtë nivel arsimimi që kemi? Pyetjen “Pse?” (si shoqëri) tani më e kemi apsolvuar. Thjeshtë, anashkalojeni?!
Unë po ju them që do jetë një vend jo vetëm i konkurrueshëm nga fqinjët, por i dominuar prej tyre kulturalisht dhe jo vetëm ekonomikisht, siç është sot. Jo për shkak të parave, por për shkak të dijeve.

Motoja e platformës arsimore le të jetë “me dije për dije”. Le t’i edukojm gjeneratat e ardhshme me moton se “dijet i shtojnë paratë, por paratë nuk i shtojnë dot dijet”. Nëse fëmijët e nacionaliteteve tjera sot edukohen më mirë se një shqiptar, në dekadat e ardhshme, çfarë të ardhme do kenë fëmijët tanë?

Historia na ka mësuar dhe na moralizon se jo kombet më të pasura, por ata më të diturit kanë ecur dhe do vazhdojnë të ecin përpara. Jam i bindur, se prioritet në fushatën zgjedhore duhet të jetë investimi strategjik në arsim, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza morale e cila njeh vetëm “dijen e celulozuar”. Motoja referuese në përgatitjen e platformave zgjedhore le të jetë “për dije dhe jo për diplomë”.
Si elitë dhe shoqëri vlerësojm më shumë të diplomuarit “jashta vendit”, sesa “vendorët”. Deri sa punojmë në shkollat publike konsiderojm prestigj “shkollat private”.

Le t’i përmbysim verbalizimet e shterpta!
Është koha për operacionalizime, konkretizime, afatizime!
Suksese!

Shkruan: Qufli Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here