ME SHKAS!

0
133

Shkruan: Arben Sadiku

Koha ecën por qëllimi mbetet i njëjtë, arsimimi i gjeneratave të reja si ardhmëria jonë kombëtare.

Punën e babushit tim, mësuesit Ismet, do e ndaja në tre shtylla: arsimimi, morali dhe kombëtarizmi i gjeneratave të reja.
Si rrezultat i arsimimit të mirëfilltë, falë punës së palodhëshme në fshat kemi njerëz adekuat në shumë profile, si mjek, inxhinier, mësues, programer e plotë profile tjera.

Në aspektin e moralit do veçoja si vend i rrallë në trojet tona që skemi hasmëri por mbizotron toleranca dhe mirëkuptimi në mes njerëzve.

Në aspektin kombëtarë u dhanë frutat sidomos në 1999-2001 ku nga një fshat i vogël u rreshtuan në rradhat e UÇK-së një numër shumë i madhë të rinjësh si nuk e njeh historia e këtyre anëve. Duke mos harruar kontributin e djalit të vogël Beqir Sadikut i cili ishte pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare shqiptare, duke u bë simbol i shumë të rinjëve se si duhet atdheu dhe çlirimi i tij.

Nga ditët e para të UÇK (Kombëtare) ishte edhe djali i dytë Blerim Sadiku, kështu mësuesi Ismet tregoi se për atdhe nuk mjafton një, dy apo tre djem, sepse çlirimi i atdheut është më i shtrejtë se jeta dhe luksi që disa kishin bë dhe kanë bë në kurriz të fatkeqësisë kombëtare.

Zoti e shpërbleft me parajsë babushin tim kurse mësuesit zoti i ruajtë në shëndet.

Urime të gjithëve 7 Marsi!.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here