PRINCIPIALITETI POLITIK I ALBIN KURTIT

0
48

Çështë kjo vërsulje e madhe ndaj Albin Kurtit, nga çdo anë e sulmojnë gjoja se është kundër SHBA-ve duke përkrahur BE-nè, Po nëse është kërcënuar nga djali i Trumpit Albini nuk do plasë kiameti, kjo s’është dëshirë e politikês amerikane, por e një individi, i djalìt të Presidentit
të shtetit më demokratikë në botë. Si ua kap mendja, a me të vërtetë ushtarët amerikanë të vendosur në Bonstil do ta braktisin Kosovën për qejfin e Zhunior Trumpit?, shiko mos, Bostilin nuk e kanë bërë për t’u tërhequr, por për të ndejtuar aty, për të siguruar Kosovën nga çdo agresion i jashtëm. Si mendoni, fëmijën e vet, Kosovèn, të lindur para 12 vjetëve amerikanët do ta braktisin e do ta lënë nën mëshirëm e Serbisè? Mendoni se truket politike të Thaçit si di Albini, se aq naivë është e të hidhërohet me amerikanët. Jo, jo s’është puna këtu, po te sharmi politik i Albinit, i cili vetëdija e tij nuk e lejon që të kalkulonte me njërën palë e të hidhëronte palën tjetër, ai s’do politikë ndërkombëtare gjysmake, po të plotë duke bashkëpunuar edhe me BE-në edhe me SHBA-në. Mendoni se Kurti nuk do flakë taksën serbe, si jo, po ama me kompemzime politike, me reciprocitete ndërshtetërore. Nëse Serbia kërkon heqjen e taksave, atëherë edhe Kosova kërkon baraspeshë politike ndaj Serbisë. Albini është tjetër kalibër politik, i principeve politike, diplomacia botërore matë politikanët me anë të vetëdijes principiele e jo psikolabile politike të Thaçit e të tjerève pas tij. Principi politik numër një i Kosovës ishte Rugova, numër dy është Kurti, atë që s’ka mundur ta bënte Rugova në vazhdimësi do ta bëjë Albin Kurti!

Shkruan: Sulejman Mehazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here