Jetojmë në një fazë transcedentale

0
55

Me trup jemi në këtë botë, por me mendje dhe me shpirt jemi diku tjetër!
Po e filloj nga vetvetja! Unë si çdoherë rri deri vonë pa ndonjë arsye sepse kjo teknologjia moderne na ka bërë sikur të jemi nën ndikimin e ndonjë opiumi më të rëndë. Na ka privuar nga çdo gjë tjetër më e vlefshme. Bëjmë një jetë robotësh të kurdisur. Rutinë e njejtë çdo ditë. Natyrën e harruham krejtësisht. Bisedat e vaktit me miq tani vetëm mund t’i ndëgjojmë kur na i evokon dikush sepse ato po mbesin në arkivat e kohës pas nesh. Kjo kohë është koha kur një student bën plane për të ardhmen e vet si asnjëherë më parë, mirëpo mosveprimi i faktorit politik dhe sektorit ekonomik që tu dalin në asistencë studentëve po ua këput të gjitha ambicjet dhe ëndërrat për një të ardhme të mirë në këtë shtet. Ne të rinjtë po e humbim mëvetësinë çdo ditë e më tepër. Nuk jemi aspak të vetëdijshëm se kjo ka për të na kushtuar shumë. Jemi dëshmitar të kohës më të vështirë, virusit korona, dhashtë Zoti kjo të jetë sfida e fundit, sepse po të ishte vetëm fillimi i së keqes së kësaj bote atëherë na paska hëngër dreqi. Ta lusim Zotin që korona virusi të mos merr përmasa më të mëdha. Fajrorë të të gjitha sëmundjeve dhe çrregullimeve shoqërore jemi vetë ne, pasiqë nuk po bëjmë aspak kujdes për vetveten, shoqërinë dhe ambientin ku jetojmë.
Ajo që mund të na kthejë në normalitet me mendje dhe trup është përkushtimi jonë ndaj familjes, edukimit, arsimimit, fesë, dhe aktivitetit fizik.

Shkruan: Mirhat Aliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here