Ka që thonë përkulemi në tokë para mjekut, JO ËSHTË GABIM…

0
80

Perkuluni vetëm para ZOTIT, që na pajisi me një sistem imunitar perfekt.

Mjeku luan një rol të rëndësishëm për të krijuar ekulibër në organizëm, por ama punën e kryen IMUNITETI, pa imunitet as mjeku më i mirë në botë nuk ndihmon.

Por vetëm duhet t’i krijojmë kushte që sistemi imunitar të funksionojë si duhet: dmth., mungesë të stresit, panikut, sepse stresi ndikon negativisht shumë në imunitet

Gjumi i mjaftueshëm, sasi të vitamines D dhe C, e sidomos mungesa e STRESIT. Sepse organizmi reagon ne STRES: Energjia koncentrohet në muskuj, mobilizohen rezervat energjetike për mbrojtje ose luftë. Në këto raste imuniteti dobësohet.

Në qetësi energjia e organizimit shkon në organet e brendshme, andaj sistemi imunitar reagon më së miri kur jemi të qetë dhe kur kemi regjim të mirë të ushqimit, e sidomos vitamina D është esenciale sepse dimrit në mungesë të diellit bie niveli i saj.

Miq përkuluni në tokë vetëm Zotit që na ka dhënë një sistem imunitar perfekt, është sistemi imunitar ai që na mbron nga infeksionet.

Mjeku pak ndihmon në krahasim me ate që e bën sistemi imunitar.

Sistemi imunitar është perfeksion aq i madh i natyrës sa që edhe një qelizë po të ndryshojë një proteinë në sipërfaqen e jashtme nëse ka ndonjë infeksion atëherë brenda trilion qelizave sistemi imunitar e njeh dhe e eliminon.

Ky është PERFEKSIONI I ZOTIT …

Përkulja i takon Zotit, mjekut dhe jo vetëm mjekut por çdo njeriu pavarësisht profesionit. Respekti i ndersjelltë është një kod qyteterues.

Shkruan: Rexhail Ramadani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here