IBRAHIM VELIU – POET QË NDEROI LIBRIN DHE KRIJIMTARINË LETRARE

0
341

U lind më 1943 në fshatin Gajre të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjikë në Beograd. Studimet pasuniversitare i regjistroi në Prishtinë, ku dhe magjistroi. Mbi tre dekada e gjysmë ishte profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në gjimnazin e Tetovës, ndërsa mbi një dekadë ligjëroi letërsinë shqipe në Universitetin e Tetovës. Aktualish është në pension.

Me krijimtari letrare është marrë që në moshë të re. Ka botuar shkrime nga fusha e letërsisë, vështrime letrare, kritikës letrare dhe recensione në shumë revista dhe gazeta të botuara në Maqedoni, Kosovë etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat që dilnin në gjuhën shqipe.

Ka qenë anëtar i disa boredeve editiorale, si anëtar i Kolegjiumit të revistës VLERA për Kulturë, Art dhe Shkencë, anëtar i redaksisë së revistës mikste COGITO në botim të Universitetit të Tetovës, Fakultetit Filologjik dhe të revistave të ngjajshme.

Kontributin e vet akademik dhe shoqëror e ka begatuar duke qenë anëtar i shumë organizmave shoqëror, si anëtar i shoqatave të shkrimtarëve, instituteve dhe jo vetëm. Kontributin e vet e ka valorizuar duke qenë anëtar shumëvjeçar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, Shoqatës së Shkrimëtarëve të Qyetit të Tetovës, etj. Angazhimi disavjeçar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të RMV-së përfshihet si angazhim i tij i fundit me karakter shoqëror.

Ibrahim Veliu shkruan poezi në një kohë kur thonë se poezia po shuhet përgjithmonë. Ai shkruan se është poet, pjesë e racës së atyre që besojnë se për sa kohë njerëzit ëndërrojnë, do të kenë nevojë për poezinë.

Në opusin e krijimtarisë letrare numërohen këto përmbledhje me poezi:

  1. Vëllimi me poezi “Ëndërra e Lumit” – Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1977,
  2. Vëllimi me poezi “Natën e mirë vjeshtë” – Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1986,
  3. Veprën letrare “Dritë dhe gjak”,
  4. Vëllimi me poezi “Shira në ekzil” – Shtëpia botuese “Konica”, 1995,
  5. Vëllimi me poezi “Resh Etje” – Shtëpia botuese “Tringa Design”, Tetovë, 2006,
  6. “Studimi monografik”,
  7. Vëllimi me poezi “Kujtesa e ujërave që rrjedhin” – Shtëpia botuese “Syth”, Tetovë, 2018,
  8. Kritikë letrare e recensë mbi prozën e Hivzi Sulejmanit, përmbledhjen e Abdylazis Islamit, poezinë e llazar Siliqit, etj.

Mes joshjes për të drejtuar institucione, drejtori, institute, shoqata, etj, dhe joshjes për të nderuar librin dhe dijen, pa hamendësim ka përzgjedhur të dytën: pasionin ndaj ligjërimit dhe krijimtarisë, duke e vendosur veten në shërbim të gjeneratave të reja dhe shoqërisë si intelektual krijues.

Ibrahim Veliu, ky njeri i heshtur, i fisëm, i cili mëshiron përvojën intelektuale, krijuese dhe arsimdashëse. Kërkimtarë i të munguarës për të cilën lexuesit kanë nevojë. Ibrahim Veliu nuk është indiferent ndaj zhvillimeve të kohës së tij. Familja, ambienti, e munguara dhe e kapshmja janë perla frymëzuese që ndërtojnë botën dhe përtejbotën e tij. Ky banor i azilit të kësaj bote, që s’e honeps zhurmën, rrëmujën e rrëmetin, po këndon në heshtje një këngë të dhimbshme, siç është kënga e të gjithë atyre që artin e konsiderojnë si nevojë për të krijuar.

Veprat poetike të tij bartin muzën e rezistencës dhe në të njëjtën kohë paraqesin emancion i krijimtarisë kreative. Shpalosja e tisit biografik, evokimi i ngjarjeve dhe personaliteteve të caktuara paraqesin boshtin e shkrimeve të tij të cilët bashkëdyzojnë lartësinë kulmore me individualitetin letrarë. 

Ai vazhdon që të shkruajë poezi, si arkitektë dhe albatrosë që reflekton bukuri mahnitëse atje në lartësitë qiellore, kurse poshtë, pranë kapitenëve të anijes që noton në oqean realitetesh. Përmbledhjet e tij bartin vulën e kohës dhe mbeten ëndrra minutash të shkurtë të ikur të jetës, për të shëmbëlluer si shteg kthjelltësie. Tash më është e sigurt se Ibrahim Veliu përmes përmbledhjeve të botuara sendërtoi një kuvendim të qëndrueshëm frymor dhe shpirtëror, i cili do të shërbej si interkomunikim i përjetshëm përmes poezisë me lexuesin.

Shkruan: Arburim Iseni