Harta amerikane: Kush po e pengon këtë projekt-ide! Kosova e merr Novi Pazarin, Vrajen e deri në Bullgari!

0
23

Sikur z.Grenelli të vinte me një hartë në dorë, si kjo e botuar nga një revistë ushtarake amerikane, ku Kosova jo se nuk humb territor, por i rikthehet një territor i saj historik, deri para më shumë se një shekulli, besoj se pak kush do t’i kishte kundërshtuar kushtet e tij. Ndoshta, kundërshtarët e vetëm do të ishin Hashim Thaçi…, Ramush Haradinaj…, Fatmir Limaj…, Isa Mustafa me 3-4 veta në LDK, dhe mos ta harrojmë ta harrojmë, pro serbin e madhërishëm Baton Haxhiun. Nuk e kemi të qartë çfarë pozicioni po mban Kurti, pasi po heshtë…

Kjo situata e dekonstrukton më së miri se kush është pro interesave të shqiptarëve dhe kush pro atyre serbe! /GazetaSHQIPTARI.com

Në vijim teksti i 21 dhjetorit 2018,kur mediat në Kosovë botuan një hartë amerikane:

Revista ushtarake amerikane “Stars and Stripes” ka botuar një hartë të shtetit  të Kosovës në të cilin janë bashkuar Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, por edhe Vranja, Novi Pazari, Bosilegrad, deri në kufirin bullgar!

Kjo revistë, si një gazetë zyrtare e Departamentit të Mbrojtjes të SH.B.A.-së, shpërndahet në baza ushtarake amerikane në mbarë botën. Serbët zbulojnë se gjëra të tilla nuk janë aspak rastësi, por një provokim i imagjinuar.

Eksperti i sigurisë Dzevad Galijaseviç vlerëson se është një kërcënim klasik ndaj Serbisë, sepse Uashingtoni e di se çfarë po ndodh në Prishtinë.

Kjo i dërgon një mesazh Beogradit se mund të humbasë më shumë sesa ato që shqiptarët tashmë e kanë kapur.

Marrë nga www.gazetashqipotari.com