MOS PREK ATY KU NUK DUHET PREKUR, O ZORAN ZAEV!…

0
158

Mos prek aty ku nuk duhet prekur, o Zoran Zaev! Mos prek tek paga e mësuesit dhe tek ajo e administratorit! Më thuaj cili arsimtar dhe administrator gjatë tërë karrirës së tij ka bë një shtëpi për vete dhe për familjen e tij? Cili arsimtar dhe administrator për çdo verë ka shkuar për të pushuar në plazhet më të bukura të botës? Më thuaj cili arsimtar ia ka dalur të ndaj një denar nga paga e tij? Ku i gjete në këtë situatë të vështirë të prekësh në pagat e tyre? A nuk munde të i gjesh ata ( ato) që me vite të tëra plaçkitën arkën e shtetit dhe shfrytzuan djersën e këtyre që ti donë të ua shkëputësh pagat?

A mos vallë ndoshta mendove se mësuesi i mjerë është pasuruar dhe ka para nga “vjedhja” e shkumësave? Shikoje kategorinë tjetër, o Zoran Zaev që vozisin makinat më të shtrenjta? Shikoj ata ( ato) sa para kanë në bankat e shtetit dhe jashta shtetit? Shikoj ata ( që) kanë vila milionshe në vende të ndryshme të botës dhe në vend? Shikoj ata ( ato) që e vodhën djersën e punëtorit dhe që nuk e dinë as vet sa pasuri marramendse kanë bërë?.. A thua nuk të erdhi turp të dalësh me këtë deklaratë kaq të thjeshtë?

A thua nuk e dinë se si jeton një mësues dhe një administrator në këtë shtet të hajnisë dhe të korruptuesve që kanë thithur djersën dhe gjakun e mësuesit, administratorit dhe punëtorit me kazëm e lopatë?!… Tërhiqe menjëherë këtë deklaratë dhe kërkoju falje për këtë deklaratë mësuesve dhe administratorëve të cilët mezi ia dalin muajit me pagat e tyre për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjet e tyre. Edhe njëherë po e përsëris se ke shkuar në adresë shumë të gabuar. Unë e di se ti e din adresën e vërtetë, por atje nuk guxon të prekësh.

Shkruan: Nehat Jahiu