Sa me pelqeu fjalimi i Kurtit ne kuvend, me rastin e votimit te mocionit te Qeverise se Kosoves!

0
54

Sa me pelqeu fjalimi i Kurtit ne kuvend, me rastin e votimit te mocionit te Qeverise se Kosoves! Sa artikulim te kristalte dhe logjik prdori ai, per te pershkruar korrupsionin galopant qe ka mberthyer vendin! Kurti ky trim patriot i pathyeshem, perdori termin “Logjike mercenare”, me cka ai definoi korrupsionin miliongjyresh te pasluftes ne Kosove!Ai tha: Perse duhet te rrembeni apo merrni aq shume, ose dicka sadopak e vogel qe te jete ajo, nese ne lufte kemi shkuar per te mbrojtur vendin tone te roberuarer, per ta cliruar ate! Te shperblehesh, d.m.th. te rrembesh patundshmeri, financa dhe privilegje nipotisto-proteksioniste! Kur ky eshte obligim i secilit nga ne, qe ne rast nevoje, te mbroje memedheun! Perse duhesh shperblyer per kete, kur ke pagen mujore! Ky veprim i shemtuar korruptiv, nuk mund te definohet ndryshe pervec se tradheti e interesave kombetare me mercenarizem te kulluar!Perfundimisht, per lirine e atdheut, luftohet per shkak te dashurise ndaj tij dhe popullit tend!Andaj, plani per rezimin e Qeverise Kurti, nuk mund te definohet ndryshe, pervec se mbrojtje e “supremacise korruptive” te ketij shteti te vogel shqiptar, i cili e ka te veshtire te ngritet ne kembe te sigurta dhe te mbindertohet ashtu siqe e don populli i tij i shtypur gjate shekujve!p.s. Se si mund te pershkruhet dhe definohet situata tek ne, kete ua le juve, lexues te dashur ta mendoni! A eshte mercenarizem apo *dicka edhe me e bukur* se kaq, kjo eshte shume lehte te definohet! Por nje gje eshte e sigurte!Epiteti i saj do te ishte nje dhe i vetem dhe i llojit “sui generis par excellence”, por i shemtuar dhe i bjerrur sa me ska!

Shkruan: Florim Ajdini