DERI KUR DO TË ANASHKALOHEN NJERËZIT ME VLERA?!

0
112

Jemi dëshmitarë të një kohe të pa kohë kur tek ne shqiptarët po ndodhë një fenomen shumë i shëmtuar dhe që nuk po ndalemi të i kundërshtohemi këtë fenomeni i cili gjithnjë e më tepër po e dëmton vet kombin, atdheun dhe neve në përgjithësi si popull. Kjo sipas meje është se ne jemi shëndruar në armik të vetes. Para syve tanë për çdo ditë po shohim se si veprojnë disa maskarenj duke luajtur me fatin tonë si komb dhe si popull, ndërsa ne heshtim që me këtë heshtje më duket se mbështesim këtë fenomen që ndodhe para syve tanë. Si mund të lejojmë në tërësi si popull që disa individë të vendosin në emër të popullit duke vepruar në mënyrat më të skupurlltë duke na bërë përzgjedhjen e individve më të dobtit, më të pamoralshmit, më të paditurit, më të pavlerët, më hajnat, dhe… ,për të na i vlerësuar njerëzit tanë me vlera të larta dhe të ngritur intelektualisht e të dëshmuar duke na i nënçmuar njerëzit me vlera një grup njerëzish që nuk posedojnë asnjë vlerë. Të përcaktojnë individët që nuk kanë asnjë vlerë në veten e tyre. Të përcaktojnë njerëz se kush duhet të jetë në krye të një instuticioni dhe të i prij këtij populli dhe kësaj shoqërie jo që është absurd mbi absurdin, por është turp i turpit. Një gjë e këtilë motra dhe vëlezër është shumë e dëmshme dhe e dhembshme për ne të gjeneratës sonë, por do të jetë edhe shumë e më shumë e dëmshme dhe e dhembshme për gjeneratat e reja që do të vijnë pas nesh. Heshtja jonë do të thotë pajtim me një grup njerëzish të cilët luajnë me fatin e një kombi, populli apo shoqërie në tërësi. Të lejosh, të heshtësh dhe mos të reagosh dhe mos të ua ndalësh keqbërjen e disa individve të cilët lejohen njerëzit e pavlerë të na i nënçmojnë njerëzit me vlerë për ne si popull është një vetvrasje që nuk na e bënë armiku, por vet ne ia bëjmë vetes me heshtjen tonë ndaj maskarenjve, karrieristave dhe… Më lenë të dyshoj se një gjë e këtillë i konvenon armikut të mbrendshëm ose të jashtëm që njerëzit e paditur, pakurrizor, të korruptuar demagog, hajna , hipokrit etj, të jenë udhëheqës të institucioneve vetëm e vetëm të na deskriditojnë ne si një popull i lashtë që kurr në mesin tonë nuk mund të themi se nuk kemi pasur dhe nuk kemi njerëz me shumë vlera të larta që mund të udhëheqin në instucine të ndryshme edhe ate me shumë e shumë suksese. Duke mos e zgjatur më tepër motra dhe vëllezër të gjakut tim në fund edhe njëherë do të pyesja veten dhe ju. Deri kur do i lëmë të na i anashkalojnë njerëzit me vlera ca individ, grupe që nuk posedojnë asgjë në veten e tyre dhe që një të tillë e bëjnë për të na dëmtuar dhe për të na diskridituar si popull duke i ngritur njerëzit pavlerë e duke i anashkaluar ata që kanë vlera.

Shkruan: Nehat JAHIU