MOS U BRENGOSNI ASPAK!

0
96

Shkruan: Nehat JAHIU

Të nderuar qytetarë mos u brengosni aspak, sepse mjekët dhe infermieret edhe sot janë në vijën e parë të betejës për tu kujdesur për shëndetin tuaj. Të gjithë po e rrezikojnë edhe jetën e tyre vetëm e vetëm për të ju ndihmuar juve për çdo moment. Ata (ato) janë pranë jush ditë e netë me kontributin e tyre dhe me ndihmën e Zotit do e fitojnë edhe këtë betejë ndaj Konoravirusit.

Këtë foto e morëm sot nga Qendra për Shëndet Publik- Epidemiologji në Kumanovë, ku në ballë të kësaj lufte janë edhe dy ish nxënëset e mia Zebibe Deari motër kryesore dhe infermierja Halime Jashari. Të përmendim edhe një gjë se Zebibe Deari nuk është vetëm në këtë rast në ballë të frontit të Koronavirusit. Ajo ishte edhe në ballë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë vitit 2001. Zoti i shpërbleftë të gjithë mjekët-mjeket, infermieret, infermierët dhe gjithë tjerët që po japin kontributin e tyre duke u përballur me koronavirusin në këtë situatë shumë të vështirë!

ZOTI I BEKOFTË!