Jetëshkrimi letrar i autorit Mustafë Ismaili

0
136

Autori Mustafë Ismaili nuk i drejtohet një personi të caktuar, por të gjitha hallkave të zinxhirit ndërkombtarë të historisë, që mund të jenë reale e fiktive. Madje kjo mund të shpërfaqet në mënyrë retrospektive dhe shumë mirë dhe saktësisht, duke përshkruar përjetimet e të gjitha reprezaljeve, dhunës, burgosjeve, maltretimeve, si edhe luftës dhe gjenocidit të ushtruar nga okupatori i egër serb në të gjitha kohët, e sidomos në fund shekullit XX në Kosovë.

Mustafa ka botuar mjaft libra deri tani. Ka botuar poezi e prapë në arkivin e tij ka poezi të tjera të pabotuara. Ka ligjëruar me dashuri për shkronjën shqipe kudo në trojet e tij amtare. Ka guxuar edhe të botojë në gjuhën angleze. Ka me vete humanizmin që shpesh nuk e shohim tek të tjerët e nuk është pak për ta falenderuar edhe publikisht për këtë cilësi të rrallë njerëzore e më të mirën e njeriut. Është pjesa më e bukur e komunitetit shqiptar në Kanada.

Vlerat letrare të diasporës sonë janë të panumërta, reale, origjinale dhe mbresëlënëse. Në vargjet e poetëve dhe të prozatorëve tanë shëndrit malli ndaj atdheut, ndaj familjes, ndaj vendlindjes dhe ndaj gjuhës amtare. Njëri ndër ta është edhe mëmëdhetari ynë Mustafë Ismaili me origjinë nga Kosova Lindore, që vepron në trojet e diasporës. Ka bashkëpunuar me gazetat “Rilindja”, “Zëri i Rinisë” etj. Është autor i 16 librave. Prej vitit 1999, jeton, punon dhe krijon në Toronto të Kanadasë.

Mustafë Ismaili lindi më 7 mars 1955 në Samolicë të Bujanocit. Shkollën fillore për 4 vjet e kreu në Samolicë. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Raincë, komuna e Preshevës. Vitin e parë të gjimnazit “Skënderbeu” e mbaroi në Tërnoc, ndërsa vitet e tjera i kreu në Preshevë. Sudimet për Letërsi dhe Gjuhë shqipe i ka kryer në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të Bujqësisë në Prishtinë, pastaj në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë më 1993-1999. Në Fushë Kosovë jeton që nga viti 1981.

Më tej shërbeu për tre vjet si mësues për mërgimtarët shqiptarë të Langentalit në Zvicër. Meqë ishte i vetmi mashkull i familjes për të mbajtur familjen ekonomikisht, punon në disa vise të ish Jugosllavisë edhe si punëtor krahu. Pastaj në Zvicër, Gjermani, Francë e gjetkë. Është marrë dhe merret me aktivitetet kombëtare. Gjatë luftës i është djegur shtëpia nga çetat paramilitare serbe dhe i janë zhdukur edhe pjesëtarë të familjes. Prej vitit 1999 punon e jeton në Toronto të Kanadasë. Ka qenë kryetar i Komunitetit Shqiptar të Kanadasë më 2002-2006. Me përpjekjet e tij janë hapur disa klasa të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të Kanadasë. Për këtë ka marrë dhe disa Mirënjohje. Me shkrime është marrë që në bankat e shkollës së mesme. Punoi si bashkëpunëtor i rubrikës së Prishtinës në gazetën e përditshme “Rilindja”. Ka shkruar fejtone për “Zërin e Rinisë”. Një kohë është dhe nënkryetar i Partisë Liberale të Kosovës, dega Fushë Kosovë. Është anëtar i Shoqatave të Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, “Atunis Lugina”, Preshevë “Atunis Kosova” në Prishtinë, i Shoqatës së Shkrimtarëve “Arif Shala” në Vankuver të Kanadasë. Po ashtu është edhe anëtar i Asosacioneve të Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatën gjithëshqiptare nër Gjermani, anëtar i Shoqatës Shqiptare Kandadeze në Toronto të Kanadasë, antar i Shoqates pan shqiptare Vatra ne Boston etj.

Ka botuar deri tani romanet: 1. “RRUGA PA ADRESË” 2013 Gjakovë 2. “SHTIGJEVE TË NATËS” 2014., prishtinë 3. “NË MES DY SHEKUJVE” 2017 – Prishtinë Vëllime me poezi: 4. “JETA KA NJË KAHJE” 2011 – Prishtinë 5. “MONOLOG MËRGIMTARI” 2016. Prishtinë 6. FJALA MË KA PLAG 2019 – Tiranë Udhëpërshkrime: 7. Reportazhin e famshëm LOTI I ÇAMËRISË 2016 – Tiranë 8- Reportazhin-KRENARIA ARBËRESHE 2016 Zurich Zvicër Në anglisht ka të botuara katër libra romanet 9. Deportation With Violence – 2018 – Prishtinë. 10. A Journey Without destination-2017 Vancouver Canada 11. The night Trials-2017- Prishtinë 12 – In Between Centuries – 2019 – New York USA. Ka edhe dy bibliografi vëllimoze 13 – Me Luginasit e Mi Në Kanadanë e Largët 2018 – Prishtinë 14 – Gurët e Kurorës – 2019 – Tiranë 15 – Romani RRUGA PA ADESË ribotim – 2020. Tiranë 16 – MEMOARE, ARTIKUJ, RECENSIONE, REPORTAZHE DHE ANALIZA LETRARE Në revista dhe portale të ndryshme shqiptare.

Mustafa Ismaili është edhe bashkautor i disa monografive dhe librave me poezi.

Shkruan: Nehat JAHIU