PARADOKSE SHQIPTARE

0
77

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Ja pse të huajt na njohin më mirë se sa ne vetveten dhe na pushtojnë e sundojnë kaq lehtë.

Ky është vetëm një rast nga dhjetëra të tjerë, mbretër, kryetarë shtetesh dhe kryeministra të shteteve të huaja (Turqi, Egjipt, Greqi, Itali, Rumani etj.), që asgjë nuk kanë bërë për kombin e tyre, ndërsa atdheun e kanë lënë ta sundojnë të huajit, atëherë e deri më sot.

A e keni ditur se…

Joani Kapodistria

Jani (Gjon) Andon Gjika, i njohur si Joani Kapodistria (1776-1831)

Një personalitet i shquar me prejardhje shqiptare nga Gjirokastra, i lindur në Korfuz, me studime të kryera për drejtësi dhe për mjekësi në Universitetin e Padovës, ka qenë politikan dhe diplomat nga më të shquarit e kohës në Evropë. Ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme i Perandorisë Ruse, në vitet 1816-1822 dhe pas kryengritjes arvanite për pavarësinë e Greqisë është zgjedhur kryetar i parë i Greqisë (1827-1831) dhe konsiderohet themelues i shtetit modern grek.

(2.V.2020)