INVESTIMI NË DITURI

0
172

Shkruan: Nehat JAHIU

Çdo investim i mirë që bëhet në interes të njerëzimit është shumë i vlefshëm. Të gjithë ata (ato) që investojnë me punënët e tyre të mira për popullin dhe atdheun e tyre janë njerëz që meritojnë të vlerësohen. Ata (ato) që investojnë për gjëra të dobishme dhe që janë në të mirë të poullit, atdheut dhe mbarë njerëzimit janë gjëra shumë të vlefshme, sepse të gjitha ato investime do të shfrytzohen nga njerëzit. Gjithnjë duhet të  jemi të vetëdishëm se çfarë duhet të investojmë në vendin ku jetojmë. Të ivestojmë gjithnjë në gjëra nga të cilët ka populli nevojë dhe që janë pozitive për njerëzimin dhe sidomos që ndikojnë tek gjenerata e reja që pastaj edhe ata (ato) të ndjekin një rrugë të këtillë nga parardhësit e tyre. Investimet që bëhen për interese dhe për përfitime të tyre pa menduar se një investim i tillë dëmton popullin e tyre dhe sidomos gjeneratat e reja, ardhmërinë tonë duhen të kundërshtohen, sepse ata (ato) investime nuk ndihmojnë askend, por vetëm që dëmtojnë gjithë popullatën dhe sitomos të rejat dhe të rinjtë tanë. Pra, po e përsëris edhe njëherit se çdo investim që bëhet në intres të popullit, vendit ku jetojmë janë investime me vlerë, por edhe investuesit do të jenë në mbajmendje që të përkujtohen për veprat e tyre të mira me investimet e tyre. Tani do të ndalem për të i thënë disa fjalë rreth një investimi shumë të rëndsishëm e ai është investimi në dituri. Pra, investimi në dituri është një investim më me vlera nga të gjitha investimet tjera. Të investosh për objekte shkollore, për paisje dhe plotsime të kushteve sa më të mira për institucione arsimore dhe edukative nuk ka gjë më të shtrenjtë. Ata (ato) që ivestojnë për gjeneratat e reja për të i paisur me dituri dhe edukatë duke dhënë maksimumin nga vetja e tyre duhet të jenë gjithnjë të paharrur. Ata (ato) që derdhin djersën për të ivestuar me shpirt për dituri janë njerëit më të çmuar. Ajo shoqëri e cila investon dhe kontribon për të krijuar kushte në vendet ku mësohen dhe edukuhen gjeneratat brez pas berezi ajo shoqëri ka përfituar shumë në interes të poullit dhe atdheut të tyre. Ata (ato) që investojnë gjithçka nga vetja duke mos kursyer asgjë për të i pasuruar brezat e reja dhe të rinj me dituri janë njerëz që duhet të jenë shumë të respektuar.Edhe njëherë po e përsëris se çdo investim pozitiv është me shumë vlerë për një popull dhe për vendin e tyre dhe mbarë njerëzimin, por investimi më i rëndsishëm dhe më me vlerë është investimi që bëhet në dituri.