Frika vjen nga mosnjohja, nga mosdija!

0
39

Agron Sherifi

Frika vjen nga mosnjohja, nga mosdija; njeriu ka frikë nga e panjohura ndërsa e panjohura vjen si pasojë e krijimit të shprehisë të mos leximit, mos mësimit apo edhe të mos edukimit! Këtu gjithë janë fajtorë nga pak por më tepër hoxhallarët dhe intelektualët të cilët janë pasivë karshi fenomeneve të ndryshme në shoqëri, ata më tepër do flisnin teorikisht për gjërat sekondare se sa të hetojnë për atë se ç’po ndodh me rininë e cila është segmenti i një shtetit (e ardhmja e një populli)! Ata nuk shqetësohen fare se Tetova ka më shumë kazino dhe kafene sesa biblioteka, sesa qendra kulturore apo sportive dhe rekreative për të rinjtë; ata nuk interesohen sa duhet për t’i larguar kurthet e armikut nga rinia jonë e cila verbërisht i ndjek dhe i pason të njëjtat! Kur je i painformuar dhe gjendesh në një situatë të këtillë kaotike, nuk do mend që do besosh gjithçka që dëgjon (siç ndodh me shoqërinë tonë), përpara se të studiojnë, ata verbërisht besojnë në gjithçka që ju servon media dhe mjetet e informimit (rrjetet sociale), sepse kështu është më lehtë, shprehia e tille është formuar tek shumica e të rinjve, që të dominojë pasiviteti dhe injoranca në vend të hulumtimit, kërkimit të dijes dhe njohurive!