Sherifi ka nja dy fjalë për kaqolët që flasin në emër të luftës!

0
71

Agron Sherifi

Këta hajnat të cilët pa një pa dy flasim në emër të luftës, (Në R. e Kosovës dhe në R. e Maqedonisë së veriut), si të vetmen mundësi që e posedojnë ta trajtojnë si vlerë (edhe pse të luftosh për mbrojtjen e atdheut është borxh, mision që e kanë kryer edhe shumë luftëtarë të tjerë dhe kategori që sot janë invalidë lufte, disa të burgosur padrejtësisht e disa të vdekur që lanë familjen pa asnjë të ardhur financiare), s’do mend që edhe me djallin do të bashkëpunojnë sepse në emër të luftës janë pasuruar brenda natës dhe posedojnë kapital të cilin mund ta arsyetojnë vetëm kur e kanë pushtetin që i mbron dhe iu mundëson bashkëpunimin me hajnat ndërkombëtarë të cilët njëjtë si këta vendasit paraqiten si shpëtimtarë, pra të parët u pasuruan në emër të luftës, ndërsa këta të tjerët në emër të paqes! Dënimi i popullit dhe nuk do të vonojë, sepse kurrë në histori nuk ka munguar, por tani është koha të shihet se kush për çfarë ka luftuar dhe kush çfarë është, Zoti nuk do t’ua marrë shpirtin, pa ua marrë më të vlefshmen – fytyrën dhe pa i turpëruar që edhe në histori të shkojnë si tradhëtarë!