Rerospektivë: Si na doli situata jashtë kontrollit, ku gabuam apo kush gaboi?

0
62

Qufli OSMANI

Mjekët do të pohonin: Nuk na dëgjuan!”. Ekonomistët: “Mungonin injeksione financiare!”. Politikanët: “Rekomandimet nuk zbatoheshin!”. Portalet: “Konspiracion ose jo, informimi parësor!”. Psikologët: “Mos bëni panik!” Realiteti tregon se të gjithë ne, duke filluar nga mjekët, psikologët, sociologët, politikanët, ekonomistët e deri tek gazetarët, çdo herë jemi të prirur për t’i fajësuar të tjerët, por duke mos patur si pikënisje veten. Poenta është të ndalojmë së fajësuari njëri-tjetrit dhe të shohim se çfarë “NE” mund të bëjmë bashkërisht. Që në fillim mungoi një koordinim i mirëfilltë në mes profesionesh ose profesionistëve dhe ai ndërinstitucional. Në këtë katrahurë, u përqëndruam më tepër në pandeminë sesa në faktorin krucial -njeriun. Të gjithë ne, në veten e parë, i drejtoheshim me “Më dëgjo!” por jo edhe “Na dëgjo!”. Mungonte një qasje gjithpërfshirëse humane. Përderisa mjekësia e perceptonte nën prizmin e “organizmit me sistem imunitar vulnerabil” dhe lehtësisht i infektueshëm me Covid-19, psikologët, sociologët, politikanët dhe ekonomistët e perceptonin secili nga këndvështrimi i vet: si pacient, klient, respodent por jo edhe si qenie e lirë, i cili rezonon, percepton, (para)gjykon formon qëndrime (pa inponime). Mjekët, që në fillim, dhe me të drejtë, përvetësuan pandeminë dhe morën piedestalin e “supermenit”, i cili ka “shkopin magjik!”. Popullata i pranoi si “heronj-shpëtimtarë”, sytë dhe besimin e kishin të drejtuar tek ata. Por, çfarë ndodhi? Ku shkoi ky besim dhe si avulloi ai?! Mediat për të plotësuar eterin programor, ftuan shumë ekspertë të fushës – infektologë, epidemiologë dhe, çështja e informimit mbi virusin shkonte në drejtim të duhur. Por, meqë pandemia zgjati mbi 3 muaj, mediat filluan të ftojnë edhe “ekspertë alternativ (internistë)” prej të cilët temën për kororonën, filluan ta shpjegojnë me terma të tipit “ndonëse”, “ndoshta”, “ka mundësi”, “nuk dihet shumë”, “mund të supozojmë”, etj. Një pjesë e njerëzve të rëndomtë filluan ta humbasin besimin në mjekësi, në institucione, në masat e ndërmarra, ndërkaq besimi u zëvendësua nga (para)gjykimi. Rrjetet sociale u shndërruan në mjedise ku kultivohet “konspiracioni” dhe nxitej mosbindja kundrejt masave të ndërmarra. Psikologët, psikiatrit dhe sociologët me daljet e tyre “online”, paralajmëronin për nus efektet nga pandemia, të cilët dëmtojnë shëndetin mendor dhe shkaktojnë histeri kolektive. Institucionet relevante (Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Qeveria) me “masat e ndërmarra” të tipit “ftohtë-ngrohtë”, i kontribuonin “rëndesës psikologjike”. Ekonomistët nuk mbeten mbrapa. Analizat mbi ekonominë “pas Covidiane” s’kanë si të jenë ndryshe “pesimiste” që e zhveshin shpresën nga optimizmi. Facebook-analistët me etiketimet të tipit “s’marrin vesh”, “nuk mbushen mend” “të padeukuar” etj… ngjallin pyetje se kujt i drejtohen etiketimet në fjalë, meqë të gjithë po etiketojnë. Mbase të gjithë ne duke menduar për atë tjetrin. Sot, mjekët dhe institucionet relevante pranuan se problemi nuk paska qenë vetëm mjekësor, por para së gjithash multidimensional. Kuptuam, se shumë më lehtë e kemi të ballafaqohemi me “Virus- Coronën” sesa me “Kurorën (Coronën) psikologjike”?! Mbetet dilema, a morëm mësim nga njëri-tjetri, apo do të vazhdojmë me të vepruarit secili “kokë në vete!” Profesioni nuk duhet konsideruar privilegj dhe kut të sigurt deri në pension, por përgjegjësi!