Ironizon BELA: Para syve të popullit po luhen përplot lojëra e dredhi!

0
52

Valon BELA

Para syve të popullit po luhen përplot lojëra e dredhi. Krejt këto me qëllim të poshtër; atë të pronësimit të mendjes së tij. Shkojnë edhe më larg duke e tentuar të kontrollojnë se çfarë duhet menduar e besuar.

Nuk janë të vetëm. Atyre u duartrokasin edhe disa njerëz që ushqehen nga ata dhe si satelitët përreth tokës, lëshojnë mendime e analiza që të mbulojnë përfitimet e tyre në karrierë, subvencione e grante !

Hedhje faji nga andej e këtej.
Arrestohet i vogli, kursehen ata që vodhën milionat. Ikin Gruevskët, amnestohen kriminelët. Një show përpara syve për të mashtruar në vijimësi.

Ajo që mbetet është gjendja faktike. S’ka shtet ligjor, s’ka përgjegjësi politike, intelektuale e hiç më pak morale.

Për përgjegjësi penale as që dua ta përmend.

Kësaj radhe populli po ua deshifron lojërat.