SQARIM PËR MANIPULIMIN ME MASËN!

0
35

Agron SHERIFI

Voto këtë, voto ate! Kur një shoqëri vjen në këtë shkallë, saqë disa mandate ta shtypësh me forma të ndryshme të padrejtësisë dhe në fund të mandatit, çdo person i dytë të të tregojë se kë duhet ta votosh, s’do mend që ajo shoqëri është e manipuluar dhe e nënshtruar! Mjaft na treguat se kë duhet të votojmë (nëse realisht duhet t’i votojmë gënjeshtarët)! Ku i keni numrat (votat) për kryeministrin shqiptar! Dilni me paratë e vjedhura nga populli i nënshtruar nëpër emisione të Shqipërisë, për t’ju proklamuar handutët e atij vendi dhe për të na treguar neve se sa shumë keni punuar për shqiptarët e RMV-së! Gënjyet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe nëpër mediat dhe portalet e shitura, ndërsa në Kushtetutë jemi “gjuha që e flasin 20përqindëshi”! Ku i keni faktet, ku i keni veprat, ku i keni përgjigjet për çështjet thelbësore! Tregoni pse rinia largohet nga vendi e dëshpëruar, ndërsa ju jeni pasuruar brenda natës, prej nga e keni atë pasuri! Nëse thirreni në emër të luftës, tregoni se ku i keni bashkuftëtarët që dikur ju rrinin afër! Turp të keni kur e përmendni Universitetin e Tetovës, ngase ate e themeloi populli në krye me intelektualët sypatrembur të cilët i qëndruan besnikërisht deri në fund qëllimit që kishin dhe e paguan ate me jetë! Mos vallë duhej ju të mos e zyrtarizonit ate! Apo mos vallë duhet t’ju falenderojmë për borxhin që e keni pas ta shlyeni ndaj atyre që dhanë jetën për ate! Mjaft u tallët me popullin, na lini të qetë, se ka ardhur koha ta paguani përbuzjen tuaj dhe nuk do t’ju shpëtojnë as emisionet propaganduese e as gënjeshtrat të cilat as vetë nuk i besoni!