Studenti duhet t’i bind të tjerët se do të jetë i suksesshëm

0
133

Mirhat Aliu

Thonë se jeta studentore është periudha e artë dhe më e vlefshme e jetës sonë. Realisht, askush nuk mund ta ndryshoj këtë faktë, sepse është njëra prej periudhave të jetës ku çdo studentë pavarësohet në një farë mënyre dhe marrin vendimet e tyre se çfarë do të ndodhë më pas me jetën e tyre. Sintagma periudha studentore nënkupton dëshirën ku studentët duhet që të shpenzojnë kohë duke përdorur metoda të ndryshme për të shkëmbyer dituri, d.m.th., duke lexuar libra të ndryshme, duke u marrë me aktivitete të ndryshme që ofrojnë njohuri, pjesëmarrje nëpër konferenca, kalimi i kohës në bibliotekë, pra me pak fjalë studentët janë ata të cilët duhet që kohën më të madhe ta kalojnë me punë të ndryshme e që kjo i shpie drejtë rrugës së dijes dhe suksesit. Por kjo nuk do të thotë që gjatë kohës së studimeve ata mos të merren edhe me sporte të ndryshme dhe me shumë punë të tjera të dobishme që e drejtonë studentin drejtë profilizimit të vet.

Gjatë periudhës së studimeve gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin se një student i suksesshëm karrierën e tij e ndërton duke lexuar dhe studijuar. Studenti, gjithashtu duhet të përpiqet të kultivojë edhe disa vyrtite, siç janë: bindja, respektimi i të tjerëve dhe dashuria për njerëzit tjerë në shoqëri.

Detyra e një studenti është t’i bindë të tjerët se ai do të jetë i suksesshëm në rrugëtimin i tij dhe t’iu jap të tjerëve kredon se ai/ajo do të jetë shembull dhe shpresë për të ardhmen e vendit.