MBRESAT E MIA PËR MIKUN TIM NEHAT JAHIU

0
65

Seveme FETIQI

Para dy-tri vitesh në mënyrë vizuele e njoha mikun Nehat Jahiu, edhe atë përmes poezisë së tij satirike, e cila më tërhoqi, që të dij më shumë për këtë mik, ku jeton, çfarë profesioni ka dhe çka e preokupon më së shumti. Mirëpo, vizuelja mbetet diçka vizuele dhe e largët, pa i përmbush ato kërkesat e njëmendta të njeriut, që ta njeh një njeri,një mik më nga thelbi i tij shpirtëror. Njohja jonë e dytë, por jo vizuele, ishte pikërisht në përurimin e librit tim të tretë në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Nehat Jahiu kishte ardhë nga Kumanova, gjegjësisht nga Orizarja e tij, me disa miqë të tij të afërtë, e njëkohësisht miqtë e mi vizuel, enkas që të jetë prezent në këtë përurim, duke më nderuar pa masë. Kësaj rradhe, pata rastin ta njoh mikun Nehatin, më për së afërmi, t´ia njoh shpirtin poetik, nga i cili shpirt rrjedhnin tërë ato poezi satirike, por edhe poezi të tjera, plot me mallë e me një patriotizëm të theksuar për vendin e tij, për kombin dhe shqiptarinë.

Ishte një çast shumë emocionues, kur pas përurimit disa miqë e redaktorë të librit,shkuam në restorantin e vëllaut tim në vendlindjen time Vushtrrinë, dhe aty, në shenjë respekti, Nehati më dhuroi një shishe të mbushur me rasoj lakrash. Unë i kisha thënë njëherë, se shumë kam dëshirë të pij rasoj lakrash. Ështe shumë i shendetshëm. Nuk kishte harruar dhe më kishte sjellur. Ishte me të vërtetë një çast emocional dhe miqësor, të cilin çast s´do ta harroj kurrë. Ç´ do të ishte pasuria e Botës në krahasim me këtë dhuratë kaq modeste, por kaq te vlefshme për mua, sepse kjo ishte dhurata e një miku që me sinqeritet dhe me bujarinë e tij e nderonte një mike, dhe kjo ishte ajo madhështorja dhe emocionuese.

Pata rastin më mire të njihem me një mik, me të cilin tash krenohem. Për tu krenuar me një mik dmth, të kesh besim në atë mik, të shohësh, si edhe të tjeret e respektojnë për vlerën dhe virtytet e larta që ai posedon, të keshë bisedë të lirë me të, pa u friguar se biseda do të eskalojë në keqkutime apo në mosmarrëveshje.Të kesh një mik si Nehatin është një pasuri shumë e madhe, sepse zërin,shkrimin, dhembjen, dashurinë për vendlindje dhe shqiptarizmin, traditën, e shumë gjëra të tjera me vlerë që ai posedon, mund t´i keshë afër shumë afër, në bibiotekën tënde, kur të renditen veprat e tij të shumta që i ka botuar.

Në bibliotekën time, ndër shumë libra së tij, si kishte mundur t´i braktis nxënësit e tij, që për çdo mëngjes i sjellin lule të freskëta nga livadhet e Orizares dhe e mbushin me jetë e me gëzim dhe vepra, është edhe libri i tij që ma dhuroi vet autori, “ORIZARJA NDER SHEKUJ”, monografi e shkruar për vendlindjen.Përmes kësaj monografie shihet përkushtimi i tij shpirtëror që ka bërë ai, që të lejë gjurmë të thella tek gjeneratat e reja, të jetë çdoherë i pranishëm te vendasët dhe bashkfshatarët e tij, por edhe tek shumë miqë në të katër anët e botës ku jetojnë shqiptarët, për shumë lexues të tjerë, që të njihen më mirë me atë vend të bukur dhe të pasur me pasuri natyrore.

Secili lexues, pas leximit të kësaj monografie, padyshim se do të madhështohet me bukuritë natyrore,historinë shekullore dhe traditat origjinale shqiptare, që janë ruajtur gjatë shekujve, bujarinë dhe fisnikërinë e njerëzve të këtij fshati, dëshmorët që dha ky fshat për lirinë e trojeve etnike shqiptare. Sipas fotove dhe shpjegimeve në këtë monografi ,unë mendoj se ky fshat krahasohet me fshatrat e shteteve të Perëndimit, në një anë me një histori të pasur të etnitetit shqiptar, e në anën tjetër edhe me një pastërti dhe rregullim modern bashkëkohor, por edhe çdoherë në përpjekje të vazhdueshme patriotike për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Sa është përkushtimi i tij i madh për këtë monografi, flasin edhe fotot dhe materialet e shumta gjurmuese që ka bërë Nehati, vetëm e vetëm që të jetë sa më transparent në shpjegimin e të gjitha atyre fakteve, që e karakterizojnë vendlindjen e tij, ku ai lindi, u rrit, u edukua, u bë mësimdhënës me qëllim që brezave të rinj, t´ju sjellë dituri dhe t´ju transferojë me dashuri çdo gjë, që ai morri nga prindërit, shoqëria dhe vendi itij i bukur Orizarja. Nga fëmijëria, ai u mishërua thellë me vendlindjen, si mishi e thoni, nuk e braktisi as në kohët më të vështira, deshti që çdoherë të zgjohet me thirrjen e këndezave të mëngjesit, të ndjejë erën e tokës dhe të korrurave të verës, të dëgjojë tingujtë e fyellit të barinjve…

E dinte, që etjen e tij, kurrë s´do ta shuaj asnjë krua,përpos krojeve të Orizares, asgjë më e shijshme s´do ti vie, përpos bukës së gatuar dhe të pjekur që nëna e tij e gatuan, asgjë më të pastër dhe më e shëndetshme se djathi dhe bylmeti i Orizarës nuk do të gjente askund. Si kishte mundur ai ti braktis ato fusha,male, kroje, atë ajër të pastër që mushkëritë ia mbushte me jetë, ato varre të të parëve të tij dhe vendet ku kishte lënë nga një copë të ëmbël të fëmijërisë dhe rinisë mësusesin? Jo, ai mbeti ne Orizare, gjithmonë besnik i saj, me dashuri të madhe dhe përkushtim të madh ndaj gjeneratave të reja, ndaj nxënësve dhe ndaj bashkfshatarëve të tij . A thua po të ishte larguar, a do ta kishin mallkuar personazhet e tij kryesorë të veprës së tij, “Zana dhe Guri”, që poezia dhe frymëzimet e tij i kanë lindur ?

Nehati nuk ishte dhe nuk është njeri që vetëm me dashuri jeton, ai ka edhe mllef, revoltë dhe urrejtje, por ndaj padrejtësive, ndaj njerëzve që jetojnë me dy e më shumë fytyra, ndaj demagogëve, ndaj atyre që pasurohen brenda natës dhe nuk njohin as vendlindje, as nënë e as familje. Në poezitë e tij satirike, ai lufton me pendën e tij ndaj këtyre gjërave të liga, por çdoherë përmes satires dhe humorit, kinse edhe këtu i vie rëndë që ta thot troq, me plot mëri atë që ndjen. Ndjenjat e tij, edhe kur është i revoltuar, i zbut me humor dhe mundohet që asnjë njeri në këtë botë mos ta lëndojë dhe t´i shkaktojë dhembje të drejtpërdrejtë, edhe pse ndaj veseve të këqia të disa njerëzve nuk ka mëshirë në fjalorthin e tij, nuk ka mirëkuptim.

Për të shkruar për mikun tim Nehat Jahiun, do të duhej një monografi e tërë enkas për të, për veprat e tij të botuara, për personalitetin e tij tashmë të formuar sepse Nehati ka lënë dhe ende me sukses të madh po lënë gjurmë të mëdha në Letërsinë Shqiptare. Unë besoj, se ai deri në frymën e fundit të tij do të shkruajë, do të krijojë, do të sjellë tek lexuesit një kënaqësi të veçant leximi, një transmetim bindës te mesazheve të drejta, por edhe shumë gjëra të bukura trashigim breznive dhe gjeneratave të reja.

Është kënaqësi ta kesh një mik të tillë, një njeri, që për të mirën e kombit dhe të shqiptarisë, në kujtim të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë, me mallë të pashuar për ata që i lanë vendet e veta e mërguan ne vendet e largëta, për hir të miqësisë; cdokund shkëlqen me veprat e tij dhe jep mesazhe të qëlluara dhe të rëndësishme, e që padyshim gjurmët e tij do të mbeten te pashlyera në letrat shqipe.

Uratën më të mire, që mund t´ia bëj mikut tim poet, është kjo: “ Në jetën tënde kahdo që të shkosh, uroj që të takosh vetëm zemra të sinqerta dhe të gjejshdyer dhe të pjekur. Një kapitull nuk do të mjaftonte, as nuk mjafton që ta sjell dhe të rumbullakësoj tërë atë që ndjej dhe që kam përfituar pështypjen për të, të hapura për ty dhe veprat e tua.

Të kesh shëndetin që të na sjellësh edhe shumë e shumë vepra tjera!

Me respekt të madh për ty dhe veprën tënde!